Ekonomi

Sondazhi i Dhomës Amerikane: Sa janë pushimet nga puna nga kriza dhe sa priten, s’ka plane për shpallje falimenti

21 Prill 2020, 12:43 Nga DOSJA
Sondazhi i Dhomës Amerikane: Sa janë pushimet nga puna nga kriza dhe

175 kompani ose 78% e bazës së anëtarëve të AmCham morën pjesë në studim – një normë kjo jashtëzakonisht e lartë e përgjigjes – duke reflektuar shqetësimin e tyre gjatë krizës. Nga 175 kompani pjesëmarrëse, 30 kompani (17%) kanë zbatuar tashmë disa shkurtime pune gjatë periudhës Mars – Prill, ndërkohë një shumicë e madhe (83%) po i mban të gjithë punonjësit. Ndikimi ndryshon në varësi të sektorit, por një ndikim më të madh kanë sektorët e turizmit, ndërtimit, shërbimeve dhe transportit.

Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve deklaruan një gatishmëri për të mbrojtur punonjësit, duke i parë ata si kapital i çmuar njerëzor. Anëtarët e AmCham konfirmuan se do t’i konsiderojnë pushimet nga puna vetëm si masë e fundit.

Por ndërkohë përfaqësuesit e kompanive shprehën shqetësimin për të ardhmen e afërt. Rreth 16 kompani të tjera (9%) po planifikojnë gjithsej 666 pushime nga puna (2.7%) në 2 muajt e ardhshëm, nëse situata nuk përmirësohet.

Nëse zbatohet, këto shkurtime do të rrisnin numrin e përgjithshëm të humbjeve të vendeve të punës për anëtarët e AmCham në rreth 4.6% të forcës së punës të kombinuar. Asnjë nga kompanitë nuk raportoi plane të menjëhershme për të deklaruar falimentim.

Dhoma e Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka qenë në komunikim të rregullt me anëtarët e saj për të identifikuar sfidat me të cilat përballen si rezultat i krizës COVID-19. Reagimet e anëtarëve kanë bërë që AmCham të bëjë rekomandime mbi politikat e Qeverisë Shqiptare. AmCham do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të nxjerrë përditësime periodike.

(Marrë nga Monitor.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi dhoma amerikane e tregtise sondazhi i dhomes amerikane te tregtise dhoma amerikane e tregtise sondazhi i dhomes amerikane te tregtise

Sondazh

Poll

Ekonomi 20 Prill 2020, 10:33

TIRANË- Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga qeveria shqiptare përgjysmimin e tarifës së shkollimit. Përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrisë së A...