Art&Argëtim

Kur Kate Middleton të bëhet Mbretëreshë, është e detyruar të “paguajë” 2 milion paund në muaj për Meghan Markle

19 Prill 2020, 10:24 Nga DOSJA
Kur Kate Middleton të bëhet Mbretëreshë, është e

BRITANI E MADHE– Disa burime raportojnë se në të ardhmen Kate Middleton do të duhet të paguajë një pagë të konsiderueshme në llogarinë e Meghan Markle, sipas disa marrëveshjeve të bëra me Princin Charles.

Përplasjet midis Kate Middleton dhe Meghan Matrkle vazhdojnë ende pavarësisht distancës që u krijuar pas largimit të Meghan dhe Princ Harry-t nga Pallati Mbretëror, mbi të gjitha edhe gjatë pandemisë.

Middleton e cila në të ardhmen do të jetë edhe Mbretëresha e Anglisë do të detyrohet të paguajë një shumë të madhe për Meghan Markle, rrjedhimisht edhe për Princ Harry.

Por nga disa burime të afërta është mësuar se nëse ky është një informacion i vërtetë, mund të rrezikojë seriozisht jetën brenda  familjes mbretërore.

Sapo Carlo të ngjitet në fron, Kate Middleton dhe William do të marrin automatikisht titullin e Dukës së Cornwall, një titull që Princi maban tani.  Dhe prandaj, sipas marrëveshjeve që janë bërë gjatë samitit, Middleton do të jetë e detyruar të paguajë “armiken” e saj, Meghan, kur të gëzojë titullin Dukesha e Cornwall dhe gjithashtu kur ajo vetë ngjitet në fron.

Sipas mediave të huaja flitet për një shumë  prej të paktën 2 milion paund në muaj. Një vlerë jo e parëndësishme për buxhetin e Pallatit, por mbi të gjitha, një pengesë e paparë për Kate Middleton e cila, në të vërtetë, nuk do të ketë sukses.

Burimi: ilgiornale

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kate middleton meghan markle princi charles kate middleton meghan markle princi charles

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Prill 2020, 05:54

TIRANË– Moderatorja Xhesika Muçaj ka folur lidhur me marrëdhënien e saj me djalin e kryeministrit të vendit, Gregor Ramën. (Shiko këtu)E ftuar në em...