Art&Argëtim

19 Prill 2020, 05:54 Nga DOSJA

TIRANË– Moderatorja Xhesika Muçaj ka folur lidhur me marrëdhënien e saj me djalin e kryeministrit të vendit, Gregor Ramën. (Shiko këtu)

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Xhesi ka treguar përse postoi një foto me të në ditën e Shën Valentinit, duke mohuar se ishin në një lidhje së bashku. Ajo shtoi se nuk e mbante mend që atë ditë festohej dita e të dashuruarve dhe se me Gregun ishin thjeshtë shokë të mirë. 

PJESË NGA EMISIONI:

Rudina Dembacaj: Është e vërtetë marrëdhënie jote me Gregor Ramën?

Xhesika Muçaj: Jo! Jemi miq shumë të mirë.

Rudina Dembacaj: Çfarë fotoje ke postuar me të për Shën Valentin?

Xhesika Muçaj: Selfie

Rudina Dembacaj: Me të?

Xhesika Muçaj: Po! Një selfie ishte e shkreta

Rudina Dembacaj: Po…

Xhesika Muçaj: As nuk e dija që ishte Shën Valentin…

Rudina Dembacaj: Mos ia fut kot të lutem!

Xhesika Muçaj: Më vjen të qesh! Ajo është postuar në 15 se kishte kaluar ora 12 e natës. Kam qënë në punë gjithë ditës. Pastaj dolëm me shoqet për darkë. Dhe u mblodhëm një grup shoqëror dolëm dhe kështu. Hodha një selfie pa e menduar dhe..

Rudina Dembacaj: Të ka qejf ai ty dhe ti nuk ia var?

Xhesika Muçaj: Po pse mos t’ja varësh atij? Ai gjithë ai çun i mirë. Por kemi një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore.

Rudina Dembacaj: Dmth nuk të ka qejf? U bë Gregu mos të të ketë qejf ty?

Xhesika Muçaj: Po u bë mi!

Rudina Dembacaj: Po pse s’të ka qejf? Habitem unë!

Pak kohë më parë ishte edhe vetë Gregu ai që e sqaroi edhe njëherë këtë temë teksa foli për ekspozitën e tij më të re. Në një intervistë në “Euronews”, Gregu u shpreh se ishte ndjerë mjaft keq kur kishte parë lajmet në portale, që shkruanin për daljet e tij me moderatoren Xhesi Muçaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz greg rama xhesika mucaj greg rama xhesika mucaj

Sondazh

Poll