Art&Argëtim

Shërohet nga Covid-19 Lisbona e ‘Casa De Papel’, aktorja rrëfen dhimbjen: Kam humbur shumë të afërm, na gënjyen për k

18 Prill 2020, 13:56 Nga DOSJA
Shërohet nga Covid-19 Lisbona e ‘Casa De Papel’, aktorja

SPANJË– ‘Lisbona’ e Casa De Papel është rikuperuar krejtësisht nga covid-19, virus i cili e pushtoi një muaj më parë, më 19 mars. Në një intervistë për radion lokale ‘Radio Ciudad’, aktorja, emri i vërtetë i të cilësh është Itziar Ituño, tha se gjithçka ka kaluar dhe se aktualisht është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

Por ylli i serialit që ka ‘çmendur’ botën nuk ka kursyer kritikat e saj ndaj qeverisë spanjolle dhe mënyrës se si ata e kanë menaxhuar situatën e Covid-19, në vend.

Itziar shprehet se ka humbur shumë miq e të afërm nga ky virus por që e gjithë bota duhet ta kuptojë leksionin që po i jepet nga ky virus. Ajo shton se qeveria i ka gënjyer për të vërtetat e këtij virusi për të mos përhapur panik, ndërkohë që aktualisht nuk numërohen kufomat në Spanjë që është një nga vendet më të prekura nga Covdi-19.

Masat e qeverisë erdhën vonë. Nuk u mor seriozisht, njerëzit shkonin në punë normalisht edhe kur në Itali kishte shumë të vdekur. Nuk më duket e pranueshme që për të mbrojur ekonominë njerëzit të lidhen në gojën e ukjut. Na gënjyen për gjendjen reale që njerëzit të mos i kapte paniku dhe kjo do të thotë t’i trajtosh njerëzit si të jenë fëmijë. Në fillim njerëzit e dinin se virusi prekte vetëm moshat e treta ata mbi 80 vjec por nuk ishte kështu. Në Spanjë ka shumë njerëz nga mosha 40-50 që janë në terapi intensie duke luftuar me vdekjen. Kjo sëmundje nuk prek vetëm sistemin respirator por edhe atë neurologjik. Është shumë e friskshme duhej të na i kishin thënë të gjitha këto”- tha aktorja e “La casa de papel”.

Më tej, Itzinar foli edhe për partnerin, i cilin shprehet se ka qëndruar i shtruar në spital për tetë ditë.

“Partneri im ka qëndruar 8 ditë në spital. Nuk është vetëm një grip i thjeshtë, ka simptoma të rralla, të bën të ndjesh gjëra të çuditshme. Fillon me një kollë dhe ditën tjetër me temperaturë. Më humbën ndjesitë e nuhatjes dhe shijes, papritur nuk shijoja asgjë. Ky virus të detyron të ngadalësosh gjërat që bën, të dëgjosh më shumë trupin tënd dhe të kuptosh se çfarë duhet të hash. Gjatë kohës që isha sëmurë u përpoqa të ndryshoja veten. Në qytetin tim ta shumë të infektuar dhe shumë vdekjeje. Kam të afërm që kanë ndërruar jetë nga ky virus. Pra, koronavirusi më ka prekur shumë nga afër. Ndërsa në nivel global ne duhet të mësojmë leksionin që planeti po na jep. Shpresoj që kjo që po kalojmë të ndryshojë gjërat dhe njerëzit të kenë përparësi si psh të kemi një sistem shëndetësor më të mirë,”- tregon aktorja.

Itziar Ituno, aktorja e serialit më të famshëm të momentit, “La Casa De Papel”, rezultoi pozitive me Covid-19 më datë 19 mars. Lajmin e bëri publik vetë aktorja,e cila në një mesazh në Instagram, deklaroi se do t’i duhej të qëndronte 14 ditë e mbyllur, por që gjithçka ka zgjatur një muaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz casa de papel itziar ituño koronavirusi ne bote casa de papel itziar ituño koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll