Insights

‘Vëlla nuk të bëhet kurrkush!”/ Historia e aksionit në Dragostunjë: Sa herë më merr në telefon nga Athina…

19 Prill 2020, 06:18 Nga DOSJA
‘Vëlla nuk të bëhet kurrkush!”/ Historia e aksionit

(Tregimi i së dielës)

Sa herë më merr në cel vëllai nga Athina,gjysma e kohës na kalon duke qeshur. Ndodh se ai tregon bukur e plot humor, por edhe nga që s’jemi veç vëllezér. Por edhe shokë. Ai është një vit më i vogël. Bënte diferencë deri në fillore,më pas dukeshim si binjakë. Nuk qemë në një klasë ama ishim në një shkollë, hynim bashkë te dera e madhe dhe prisnim njëri tjetrin kur binte zilja e orës së fundit. Edhe shokët i shkartisnim. Ai rrinte me të mijtë,unë luaja me të tijtë. E rrodhi kështu jeta deri në universitet. Atje sërish bashkë,po në konvikte të ndryshme. Vëllai studjoi për inxhinier kimist,unë gazetar.
Pardje më gëzoi viberi i tij.
-Si jeni me izolimin? Kujdes tani se s’jemi më të rinj.
Nuk fola se më befasoi.
-Të kujtohet kur ishe në aksion në Dragostunjë? Që po bëhej hekurudha?
-Po,-i thashë dhe shtrydha trurin. Bëhej fjalë kur isha në klasë të tetë,sapo e nisa bile. Qeshë 14 vjeç. Mbaj mend që bishti i lopatës qe më i gjatë se unë.
-Të kujtohet kur erdha unë javën e parë,me Razon,komshiun tonë që ishte shofer autobuzi? Të solla lakror të mamasë në një kuti këpucësh. Hahaha.
Qeshnim dhe kujtova gjithçka. Vëllain 13 vjeç që priste te kapanoni nga që unë u ktheva në darkë nga aksioni. U shmallëm e ai u ndje në hall. Razo shkoi në Elbasan e nga ora 5 mbasdite u kthye për në Korçë,po vëllai nuk do hypte te autobuzi i tij se ende nuk më kish takuar mua. Shihemi nesër,i tha komshiu.
Atë darkë e mora me vete në mencë.
-Mban mend darkën?-e pyeta.
-Atë marmallatën e shpifur,apo çajin me klor? Hahaha.
-Po ç’hëngre atëhere?
-Byrekun që solla për ty. Hahaha.
I gëzohesha oreksit të tij. Ndaj isha i madh si vëlla,të kujdesesha për të. Më dukej vetja shpesh herë si babai. Edhe kur e shante dikush i hidhesha në fyt,paçka se ai mund të qe dy herë më i gjatë se unë.
Më pas më tregonte në cel.
-Fjetëm në një krevat atë natë. Në mëngjes t’i ike në aksion unë fjeta deri vonë. Mëngjes hëngra një copë tjetër nga lakrori. Afër drekës u duka nga traseja ku punonte klasa jote. Pashë Janin,Yllin,Klemin,Vason…Erdhi kazani i supës. Më solle një pjatë,m’u përzie nga era. Ha byrek,më the. Iku dhe copa e fundit. Hahaha,mbaje kutinë bosh se ke ca libra poshtë jastëkut e sistemoji këtu.
U ngatérrova më pas. Më dukej sikur flisja unë me zërin e vëllait,ashtu si jehona para një lugine. Ikën e ikën zëri e pastaj merr udhën e kthimit. Del nga goja jote e pérplaset te veshi yt.
Dhe vëllai kështu është,vetja jote në trup tjetér. Po kaq i miqësuar me detaje sa ndonjëherë vëllai e ti bëhesh një,i pandarë,i pashkëputur.
Në darkë vëllai iku me Razon.
-Si të priti nëna?- e pyeta.
-A e pëlqeu Gimi byrekun,-më tha.
Dhe qeshte. Ai dhe unë.
Sa herë flas me atë në cel më vjen në tru fjala e shenjtë:” Baba e nënë nuk të bëhet kush”. Unë e pasuroj. Them :”Edhe vëlla nuk të bëhet kurkush!”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog historite e agim xhafkes historite e agim xhafkes

Sondazh

Poll

Insights 18 Prill 2020, 20:29

Mediokriteti që zbuloi karantina

A ka jetë përtej një fotografie me dritë të mirë dhe një Giveaway?Qysh prej ditës së parë e deri më tani, nuk ka patur një ditë që të jem mërzitur në shtëpi. Pa...

Insights 16 Prill 2020, 18:34

Skizofrenia dhe integrimi

TIRANË- Kushdo që ndjek të menduarit e shqiptarëve mund të shpallë me solemnitet: Përçarjen (skizofreninë) politike nuk ua solla unë, atë e gjeta me...

Insights 14 Prill 2020, 17:45

Mjeti i duhur, mesazhi i gabuar

TIRANË– Pandemia e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19 është krahasuar në mënyrë figurative me gjendjen e luftës. Dhe nëse pranojmë kë...

Insights 12 Prill 2020, 17:28

SHËNIM: Boll se na i shpifët!

TIRANË- “Bamirësia nuk të varfëron”, është motoja e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, e tanimë është bërë kandari matës i dhurimit në vendin tonë, pasi dhe v...