Insights

SHËNIM: Vdekja e 23-vjeçarit nga aksidenti në mes të Tiranës, pse Policia fshehu ngjarjen?

13 Prill 2020, 14:28 Nga DOSJA
SHËNIM: Vdekja e 23-vjeçarit nga aksidenti në mes të

TIRANË- Dy ditë më parë në 11 prill, në zonën e njohur si “ish-Uzina Dinamo” ndodhi një aksident i rëndë, ku për pasojë humbi jetën një 23-vjeçar. Sot profesori i tij, Erion Kristo, bëri publik këtë lajm, duke thënë se studenti Reldi Guga, nuk do ulej më në bankat e auditoreve për të vijuar studimet e tij.

Kjo ngjarje ka ndodhur në mesditë, në sytë e shumë qytetarëve, por Policia e Shtetit e ka fshehur atë. Asnjë njoftim për këtë ngjarje, as një rresht e as dy. Vetëm heshtje. Në mes të Tiranës, e parë nga banorët, kalimtarët e rastit, punëtorët që ishin brenda kantierit, nga vetë shoferi që e përplasi biçikletën e Reldit, e nga ndonjë kamer që është aty rrotull, por Policia e ka fshehur.

Është fshehur nga një institucion që publikon qoftë edhe aksidentin më të vogël, ku përplasen dy makina në një fshat të thellë në Shqipëri e më e keqja që ndodh është gërvishtja e bojës së ndonjërës prej tyre. Por kur ngjarja ndodhi në mes të qytetit e me pasojë vdekjen e një të riu, pati vetëm heshtje.

E pyetja që lind në këtë rast është: Pse u fsheh kjo ngjarje? Pse Policia nuk denjoi t’i dërgonte medias (Por dhe ta publikonte në faqen e saj zyrtare) 2 rreshta njoftim, qoftë edhe telegrafikisht.

Mos ndoshta Policia do të fsheh këtë ngjarje për të thënë në fund të situatës së COVID-19, se gjatë marsit e prillin numri i aksidenteve ishte në nivelin më të ulët historik dhe nuk kishte viktima? A u fsheh kjo ngjarje për të dalë sa më mirë me statistikat, pasi ministri i Brendshëm ka shpallur vitin 2020, si vitin e “Sigurisë Rrugore”?

Mos vallë kjo fshehje ndodhi pasi 23-vjeçari u përplas nga një kamion i një firme private. Kush është kjo firmë private që Policia ka frikë ti përmend emrin e ndaj fshehu dhe ngjarjen?

E të kthehemi sërish në fillim tek pedagogu Erion Kristo, i cili si mesazh ngushëllimi për stundetin e tij, zgjodhi një video kur Reldi Guga thoshte: Kemi frikë nga ligjet, nuk na zbatohen ligjet!

E kjo deklaratë e tij duhet të gdhendet me gërma të mëdha në çdo rrugë ku derdhet gjak, e fajtori bëhet akuzator dhe del faqebardhë, e viktima nuk lihet të prehet i qetë, e akuzohet se ishte fajtori i aksidentit.

E siç ka thënë 23-vjeçari që kamioni i ndërpreu rrugën e jetës “Këtu nuk zbatohen ligjet!”, ndaj i ndodhi atij tragjedia e dyfishtë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione aksident ne tirane policia e shtetit reldi guga aksident ne tirane policia e shtetit reldi guga

Sondazh

Poll

Insights 12 Prill 2020, 17:28

SHËNIM: Boll se na i shpifët!

TIRANË- “Bamirësia nuk të varfëron”, është motoja e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, e tanimë është bërë kandari matës i dhurimit në vendin tonë, pasi dhe v...

Insights 6 Prill 2020, 08:44

Rrëfimi- Fqinjët e inatosur

Një ditë në një lagje të bukur me shtëpi dhe oborre të pastra për merak, doli një nga banorët, (në fakt ky ishte i ri në lagje, sapo e kishte blerë shtëpinë në ...