Dhunues apo hero? Si është e vërteta për videon virale në Vlorë. Berisha: Efektivi e ndoqi me vrap. Policia kundër: E shp
16 Prill 2020, 16:15Nga DOSJA
VLORË– Një video e xhiruar paraditen e sotme në bregdetin e Vlorës ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në vend, ku gjithkush ka dhënë versionin e tij. I pari që shpërndau videon ishte ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili pretendonte se gruaja ishte ndjekur nga Policia pasi po bënte xhiro në bregdet pa leje për qarkullim. Madje Berisha shkoni deri aty sa e akzuoi efektivin për dhunë, duke kërkuar mosbindje civile nga populli. Kjo pasi në video duket gruaja, e cila pasi del në breg humb ndjenjat.
Një tjetër moment i videos, është publikuar nga mediat vendase, ku gruaja duket teksa ecën në det, e veshur me rroba duke u drejtuar për në thellësi. Në një moment, pas saj futet edhe efektivi i Policisë,I cili e ndjek nga pas për ta nxjerrë në breg shëndoshë e mirë. Por si është e vërteta e ngjarjes?
Dosja.al është interesuar lidhur me ngjarjen, dhe ka mësuar se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte futur në det pa e kuptuar se ku po shkonte. Fillimisht efektivi i Policisë e ka parë nga bregu, dhe më pas ka dyshuar për një tentativë vetëvrasjeje pasi ajo ishte e veshur në momentit kur është futur në det. Duke dyshuar për gjendjen e saj, pavarësisht temperaturave të ulëta, Polici është futur në det pas saj duke i shpëtuar edhe jetën.
Në momentin kur gruaja ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë, efektivi ka njoftuar një ambulancë, në mënyrë që ajo të merrte kujdesin e parë të mjekëve.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Vlorës, e cila ka konfirmuar faktin se efektivi shpëtoi gruan nga tentativa për vetëvrasje.
“Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë që kryenin shërbimin në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë, kanë konstatuar një shtetase që ishte futur në ujë dhe po lëvizte në drejtim të thellësisë së detit. Menjëherë, njëri nga punonjësit e Policisë, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Vlorë është futur në ujë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 40-vjeçares në anë të detit dhe ka njoftuar autoambulancën për ta shoqëruar për në spital. Në momentin që punonjësi i Policisë e ka nxjerrë nga uji, zonja ka tentuar sërish të futet në ujë dhe punonjësi i Policisë është munduar që ta ndalojë, por zonjës i ka rënë të fikët. Punonjësit e Policisë e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën,”-shkuhet në njoftim.
Jo çdo gjë është ashtu siç duket, një fragment i shkëputur e nxorri efektivin si dhunues të një gruaje, por e vërteta ishte se ai sot i shpëtoi jetën 40-vjeçares.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të mos e penalizuar biznesin (punëdhënësin) nësë regjistron punëtorët informalë me një kontratë të re një vje...
TIRANË– Pandemia e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19 është krahasuar në mënyrë figurative me gjendjen e luftës. Dhe nëse pranojmë kë...
TIRANË- Dy ditë më parë në 11 prill, në zonën e njohur si “ish-Uzina Dinamo” ndodhi një aksident i rëndë, ku për pasojë humbi jetën një 23-vjeçar. S...
TIRANË- “Bamirësia nuk të varfëron”, është motoja e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, e tanimë është bërë kandari matës i dhurimit në vendin tonë, pasi dhe v...
TIRANË– 1 janar 2020. Ndërkohë që i gjithë planeti, pa e patur haberin për atë që e pret, feston vitin e ri, në Wuhan të Kinës janë duke filluar njëq...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pas një armëpushimi disaditor me mediat ka nisur ti sulmojë sërish ato. Në një reagim në Facebook, Rama ka akuzuar sot mediat...
TIRANË- Prokurori Anton Martini, i cili pret t’i bashkohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e kaloi pa konsensus...
Një ditë në një lagje të bukur me shtëpi dhe oborre të pastra për merak, doli një nga banorët, (në fakt ky ishte i ri në lagje, sapo e kishte blerë shtëpinë në ...
TIRANË- Me qendrimin qe po mban ndaj shtetasve shqiptare per t’i ndaluar te hyjne ne shtetin e tyre, Edi Rama po ben genocid te paster!Ky veprim hyn ne kri...