Art&Argëtim

Pas audios së tmerrshme dhe gishtit të këputur, Johnny Depp hap Instagram dhe thyen rekord ndjekësish! Mesazhi i aktorit

18 Prill 2020, 11:07 Nga DOSJA
Pas audios së tmerrshme dhe gishtit të këputur, Johnny Depp hap

SHBA– Johnny Depp më në fund është bashkuar në Instagram. Duke postuar një video tetë minutëshe aktori tha se ai kurrë ‘nuk ndjeu ndonjë arsye të veçantë’ për t’u bashkuar në mediat sociale, por tha ‘tani është koha për të hapur një dialog’.

Depp filloi duke postuar një foto të vetes ndërsa shkruante: “Përshëndetje të gjithëve … duke filmuar diçka për ju tani … më jepni një minutë.” Më pas ai publikoi videon prej 8 minutash, ku përcillte dhe një mesazh për ndjekësit e tij.

 

 

Collaboration with my dear friend @jeffbeckofficial . Link in Bio

A post shared by Johnny Depp (@johnnydepp) on


Aktori i “Pirates of the Caribbean” u bëri thirrje ndjekësve të rinj që të “kujdesen për njëri-tjetrin” gjatë pandemisë në vazhdim dhe të mbajnë veten me aktivitet fizik.

Ne nuk mund dhe nuk duhet t’i nënshtrohemi mbylljes dhe dorëzimit të asaj që ndjehet si monotoni djallëzore e karantinës,”– tha aktori Depp.

Pas hapjes së profilit të tij zyrtar më 16 prill të këtij viti, Johny Depp ka thyer rekord të ndjekësve në rrjete sociale, duke numëruar plot 2.8 milion followers.

Pak kohë më parë, një audio e regjistruar në shtëpinë e aktorit, bëri bujë në medie, teksa dëgjoheshin zërat e mjekëve që kërkonin gishtin e këputur të Johnny Depp, pas një sherri me ish-partneren e tij, Amber Heard. Aktori është në një proces gjyqësor me ish-bashkëshorten e tij, i cili është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Burimi: billboard

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori hollivudian johnny depp johnny depp ne instagram aktori hollivudian johnny depp johnny depp ne instagram

Sondazh

Poll