Ekonomi

Raporti i lumturisë, Shqipëria renditet e fundit në rajon, surprizon Kosova

20 Mars 2019, 21:52 Nga DOSJA
Raporti i lumturisë, Shqipëria renditet e fundit në rajon,

TIRANË- Shqipërët janë një nga popujt më të palumtur në Europë, pasojë kjo kryesisht e korrupsionit, shqetësimeve të përditshme dhe përkrahjes së mangët sociale.

Në një raport për lumturinë në botë, që është publikuar nga nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet në vendin e 107 nga 156 të anketuara në total.

Në vendet e rajonit, shqiptarët e Kosovës janë më optimistët në vendin e 46-të, ndjekur nga Serbia në vendin e 70-të, Mali i Zi në vendin e 73-të, Greqia në vendin e 82-të, dhe Maqedonia në vendin e 84-t.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të lehtë duke u listuar 5 vende më lart, por sërish rrethohet nga vendet me demokraci të brishtë si Venezuela, Laosi, dhe vende të ndryshme afrikane.

Duke analizuar faktorë si prodhimi i brendshëm bruto, përitshmëritë për lindje, bamirësia, përkrahja sociale dhe korrupsioni, raporti për lumturinë në botë nxjerr si përfundim se lumturia e qytetarëve është pashmangshmërisht e lidhur me veprimet që qeveritë e tyre ndërmarrin për të rritur mirëqenien.

Edhe për vitin 2019, vendet skandinave renditet të para ku kryesohen nga Finlanda, e cila është kurorëzuar si vendi më i lumtur në botë, ndjekur nga vendet skandinave si Danimarka dhe Norvegjia.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale kosova organizata e kombeve të bashkuara raporti i lumturise serbia shqiperia shqiperia e fundit kosova organizata e kombeve të bashkuara raporti i lumturise serbia shqiperia shqiperia e fundit

Sondazh

Poll