Art&Argëtim

“Jam shumë lekiste”, me kompani dhe biznesmene, Ina Kollçaku ‘e zhytur’ në luks rrëfen si ja doli: Studente nga Fier

16 Prill 2020, 10:01 Nga DOSJA
“Jam shumë lekiste”, me kompani dhe biznesmene, Ina

TIRANË– U bë e famshme në emisionin “Përputhen” në E diell, por Ina Kollçaku ka një karrierë të zhvilluar si biznesmene. Ajo zotëron një kompani të veten dhe ka treguar se i pëlqejnë produktet e luksit dhe e shijon shumë jetën.

Ina e “Përputhen” ka rrëfyer se ja ka dalë të ngrihet në biznes me shumë punë dhe pa nevojën e një mashkulli. Gjithashtu ajo ka treguar se që e vogël ka qenë shumë lekiste. Ina ka theksuar se i pranon dhuratat luksoze nga meshkujt me kënaqësi, dhe nuk e mohon këtë gjë.

Biseda

Ester Bylyku: Sot ke kompani, je biznesmene, si ja kë dalë?

Ina Kollçaku: Isha një studente që vinte nga Fieri në Tiranë, unë e kam zgjidhur me shumë punë. Kam bërë shumë punë njëkohësisht, tre punë dhe kam kursyer. Është shumë e vështirë, do shumë nerva dhe duhet që frustrimin ta përdorësh si potencial për mirë. Kam bërë punë me përqindje dhe këto punë të japin një dorë shumë të mirë, sepse ti paguhesh për atë që punon. Për të hapur një biznes, nipti kërkon vetëm 1 mijë lëkë të vjetra. mjafton të kesh një ide shumë të mirë, një zyrë modeste. Po e gjitha ndodh hap pas hapi, s’ndodh brenda ditës.

Një femër do goditet te morali. Absolutisht që t’i shikon produkte luksi…për mua nuk është luks, unë e shijoj shumë jetën time, dhe unë do vzhdoj të shpenzoj për të kënaqur ato gjërat që duhen. E shijoj shumë jetën. Nuk është një mashkull pas kësaj, por të gjithë meshkujt që duan të më dhurojnë dhurata luksoze janë të mirëpritur. Jam single, hajde tek Ina…

Gjithmonë kam qenë shumë e mirë me mësime, por gjithmonë kam qenë shumë lekiste.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz biznesmenia ina kollcaku ina e perputhen ina kollcaku biznesmenia ina kollcaku ina e perputhen ina kollcaku

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Prill 2020, 09:06

TIRANË– Jonida Maliqi poston shpesh video me të ëmën, e cila tashmë është një personazh i njohur për ndjekësit e këngëtares. Madje ajo ka fituar popullarit...

Art&Argëtim 16 Prill 2020, 07:42

TIRANË– Moderatorja sportive, Ilda Bejleri e gjendur në karantinë, ka menduar të ndajë me ndjekësit e saj, garderobën gjigande që ka në apartament. Plot nj...