Art&Argëtim

16 Prill 2020, 07:42 Nga DOSJA

TIRANË– Moderatorja sportive, Ilda Bejleri e gjendur në karantinë, ka menduar të ndajë me ndjekësit e saj, garderobën gjigande që ka në apartament. Plot një dhomë e madhe, mbushur me veshjet e moderatores seksi, është shfaqur në videon e postuar në rrjetë sociale.

Me këngën e Loredana Zefit në bashkëpunim me kmn Zuna “Marijuana”, Ilda ka ekspozuar dhomën e saj plot me veshje, çanta dhe këpucë.

Me sa duket Ilda Bejleri shpenzon shumë për dukjen e saj, dhe ka investuar dhe në një super garderobë, si ato të VIP-ave botërorë, ku në një pjesë më vete janë të vendosura këpucët, dhe në një tjetër veshjet stinore.

Moderatorja ka treguar se nuk po e përjeton mirë izolimin në shtëpi, dhe herë pas here ka postuar momente nga karantina e saj.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz garderoba e ilda bejlerit ilda bejleri ilda bejleri ne karantine moderatorja sportive garderoba e ilda bejlerit ilda bejleri ilda bejleri ne karantine moderatorja sportive

Sondazh

Poll