Pse shqiptarët thonë “pi” dhe jo “tymos duhan”? Shpjegimi perlë i Faik Konicës në revistën Francez
15 Prill 2020, 10:25Nga DOSJA
Me rastin e hulumtimit tonë, Albania e Brukselit (e cila, thuhet se, herë pas here, boton dokumente folklorike) (1) shkruante në një botim të fundit :
“Kjo veçanti ekziston edhe në shqip. Ne themi: Piva ñe cingaré; A pi duhan ? Kjo do të thotë : J’ai bu une cigarette, Bois-tu le tabac ?”
Dhe redaktori i kësaj reviste, Z. Spiro Beg (pseudonimi i Faik Konicës), më shkruajti :
“Një nga bashkëpunëtorët tanë mendon se kjo shprehje vjen nga nargjileja e cila, sipas tij, i parapriu përdorimit të cigares. Dhe është diçka e natyrshme të krahasosh nargjilen me një pije.”
Ky asimilim ka mundur të konfirmojë dhe justifikojë në Lindje shprehjen “pi” në vend të “tymos”; por meqë në Perëndim nuk e njohim nargjilen, pra ky mund të jetë shpjegimi fillestar.
Natyrisht, ne i lexuam këto dokumente folklorike te Albania në gjuhën frënge. Tre çerekët e kësaj reviste shkruhen në shqip dhe një në frëngjisht; qëllimi i saj është të punojë për rilindjen politike, sociale dhe letrare të Shqipërisë.
— Numri i fundit i Albania-s i 30 Marsit 1900 përmban pikërisht një shënim bibliografik, në të cilin pretendojnë përdorimin e gjuhëve ndërkombëtare për atë që ka interes ndërkombëtar :
“ Z. X… boton sot një libër mbi paskajoren rumune duke e krahasuar me paskajoret e gjuhëve të tjera ballkanike, dhe në veçanti shqipen. Meqë ky studim ishte i shkruar në danisht, për fat të keq ne nuk qemë në gjendje ta shfrytëzonim atë.”
Zotërinjtë danezë, çekë, hungarezë dhe të tjerë mund të thonë çfarë të duan, por ne nuk do t’i mësojmë gjuhët e tyre që të lexojmë disa revista dhe libra. Kauza e tyre është simpatike për ne në nivelin politik dhe kombëtar, por simpatia nuk na jep aftësinë e gjuhëve. Dhe nëse, me qëllim, ata bojkotojnë gjuhët ndërkombëtare, ne do t’i injorojmë domosdoshmërisht shkrimet e tyre. H.G.
SHQIPËRI- Situata e vështirë që ka kapluar jo vetëm vendin tonë, por botën mbarë për shkak të pandemisë së Covid-19, ka bërë që zonat tona të mbrojtura të ...
TURQI– Këngëtarja Morena Taraku ndodhet e izoluar në Stamboll, në një shtëpi luksoze me pishina, ku nuk i mungon asgjë. Gjithmonë e kuruar dhe me make up, ndodh...
MBRETËRI E BASHKUAR– Rita Ora ka revoltuar britanikët, pasi ka thyer rregullat e karantinës dhe ka shkuar bashkë me një grup shoqëror në një vilë të marrë ...
KOSOVË– Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Fjolla Morina ka vendosur që në ditën e lindjes të vijë ‘e nxehtë’ për ndjekësit e saj. Me një veshje provokuese...
TIRANË- Këngëtarja Zaimina Vasjari prej vitesh është e martuar me biznesmenin me emrin Klodian Asllani, dhe bashkë kanë një vajzë, Khloe.Ajo rrallëherë pos...
TIRANË– Moderatorja, Alketa Vejsiu nuk rri pa projektuar të ardhmen e saj, edhe pse gjendet në karantinë. Vejsiu duket se i ka vënë një qëllim të rën...
TIRANË– Këngëtarët, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet e showbiz-it shqiptarë që kanë shumë adhurues dhe ndjekës në rrjete sociale...
TIRANË– Modelja seksi Oriola Marashi dhe futbollisti me origjinë nga Kosova Eros Grezda, duket se po e shijojnë më së miri periudhën e qëndrimit së bashku....