Art&Argëtim

Drone për të vëzhguar fqinjët, dhe festa të çmendura me miqtë në vilën luksoze, Rita Ora thyen karantinën dhe revolton

15 Prill 2020, 09:48 Nga DOSJA
Drone për të vëzhguar fqinjët, dhe festa të

MBRETËRI E BASHKUAR– Rita Ora ka revoltuar britanikët, pasi ka thyer rregullat e karantinës dhe ka shkuar bashkë me një grup shoqëror në një vilë të marrë me qira, për t’u dëfryer.

Vendasit pretendojnë se ajo, bashkë me miqtë, kanë marrë një pronë në Jug-perëndim të Londrës, përkundër rregullave të bllokimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Agjenti i saj këmbënguli që ajo kishte mbërritur në shtëpinë e saj të pushimit në 21 mars, pak ditë përpara se kryeministri Boris Johnson të vendoste bllokimin e të gjithë britanikëve.

Këngëtarja do të qëndrojë në vilën e saj të pushimit për të pakten dhe tre javë të tjera. Banorët pranë shtëpisë së pushimit thanë se Rita Ora ka shijuar udhëtimet me biçikletë, duke shmangur fqinjët, e madje duke përdorur drone për t’i ndjekur ato.

Gjithashtu fqinjët pohuan se ata kanë hyrë në një pronë private duke shkrepur foto, dhe kjo ka sjell zemërim të pronarit, që i ka bërtitur për cënim të pronës së tij.

Miqtë e këngëtares thanë që ajo ka pasur pesë persona në shtëpinë e saj të pushimeve që po punojnë në albumin e saj, dhe mohojnë të kenë realizur festa të bezdisshme ose të jenë përgjegjëse për çdo sjellje që i ka mërzitur vendasit.

Burimi: The Sun

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kengetarja me origjine shqiptare rita ora rita ora thyen karantinen kengetarja me origjine shqiptare rita ora rita ora thyen karantinen

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Prill 2020, 06:06

I arrestuar ditën e Pashkës!

SHKODËR– Ishte data 21 prill 1957, ditë Pashke. Mbi qytetin e Shkodrës, mbërthyer nga zymtësia e diktaturës kish rënë drita e festës. 17-vjeçari Ndr...