Insights

Lulzim Basha ka ndryshuar dëshminë për 500 mijë dollarët rusë

19 Mars 2019, 20:51 Nga DOSJA
Lulzim Basha ka ndryshuar dëshminë për 500 mijë

Lulzim Basha do të shkojë ditën e enjte në Prokurori, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve që drejtësia amerikane ka për atë dhe bashkëpunëtorët e vet, lidhur me një financim të paligjshëm prej 500 mijë dollarësh, që një kompani me pronarë rusë, “Biniatta Trade LP”, ka paguar për llogari të Partisë Demokratike në llogarinë e lobistit të saj, Muzin, në Uashington. 

Shqetësimi amerikan është i madh, pasi lobisti i Lulzim Bashës, Nick Muzin, është nën hetim në SHBA për çështje të tjera të sigurisë kombëtare, mes të tjerash për infiltrimin rus në SHBA dhe një çështje delikate të vjedhjes së të dhënave kompjuterike për të goditur kundërshtarët e Emirateve të Bashkuara.

Sipas “New York Times”, ai prej disa muajsh është nën hetim. Drejtësia amerikane ka refuzuar të dërgojë në Prokurorinë shqiptare deklaratat e Nick Muzin për këtë rast, duke mos i dhënë mundësi Lulzim Bashës të rakordojë opsionet dhe të gjejë një mundësi të re për të gënjyer.

Pra, Lulzim Basha duhet të japë një version zyrtar për drejtësinë amerikane, nëse është keqpërdorur nga rusët dhe njerëzit e tyre, apo e ka bërë këtë me vetëdije.

Por kjo është çështje që Lulzim Basha tani e ka me drejtësinë amerikane dhe për të qenë më i qartë, se çfarë mund ta gjejë me të, le të pyesë Shkëlzenin.

Ajo që është e rëndë në këtë histori, ka të bëjë me Prokurorinë e Shqipërisë.

Tashmë Lulzim Basha ka shkelur zyrtarisht ligjin shqiptar të financimeve të partive politike, duke mos i deklaruar këto shuma pranë KQZ-së. Kur plasi skandali në fund të vitit 2017, Oerd Bylykbashi deklaroi  në Parlament se: “Këto janë financime të partisë politike dhe do te raportohen sipas ligjit deri në mars te vitit tjetër”.

Këto deklarime nuk u bënë kurrë dhe PD është në shkelje të hapur të ligjit shqiptar, po aq sa atij amerikan.

Por meqë flasim për një shumë 500 mijë dollarë pa adresë, Lulzim Basha këtu ka dy qëndrime dhe ka ndryshuar dëshminë publike për to.

Qëndrimi i tanishëm është që ai nuk e di pse lobisti i tij Nick Muzin, thotë që i ka marrë këto para nga kompania me pronarë rus. D.m.th ja lë përgjegjësinë lobistit të vet, i cili ka deklaruar që këto para janë paguar për llogari të PD-së.

Por më 21 dhjetor 2017, në emisionin “Opinion”, Lulzim Basha ka dhënë një qëndrim tjetër. Ai thotë se këto 500 mijë dollarë janë para të mbledhura në një “fundraising” nga shqiptaro- amerikanët, në dijeninë e tij mbi 100 vetë, të cilët ja kanë dorëzuar lobistit të tij.

D.m.th bëhet fjalë po për 500 mijë dollarë, por njëherë Lulzim Basha e di si ku janë gjetur e kush i ka paguar, dhe tashmë nuk e di kush i ka paguar.

E gjitha kjo ndërkohë është e padeklaruar në KQZ, por vetëm në TV, dhe përbën një rast të pastër për fillimin e hetimeve nga Prokuroria shqiptare.

Që Lulzim Basha ka konsumuar një krim në SHBA, kjo është e qartë, por për këtë nuk duhet të shqetësohemi, se aty drejtësia bën punën e saj.

Ajo që ne duhet të shqetësohemi, është përse ndaj Lulzim Bashës nuk nis hetimi në Shqipëri, kur ka shkelur haptazi ligjin shqiptar, kur ka bërë deklarime publike kontradiktore, që provojnë ekzistencën e një pagese 500 mijë dollarë, paguar pa u deklaruar, ose që nuk tregon si janë transferuar këto shuma nga PD tek paguesit.

Ai një herë thotë që e kanë paguar disa shqiptarë që nuk ua di emrat as Lulzim Basha, e një herë dy rusë që po ashtu nuk i njeh as Lulzim Basha. Për më tepër që një prej rusëve, bashkëthemelues i “Biniatta Trade”, kompanisë fantazmë që pagoi për llogari të Partisë Demokratike në vitin 1988, ishte një funksionar i lartë i KGB-së.

Kjo nuk e bën Lulzim Bashën automatikisht bashkëpunëtor të rusëve, por një njeri të paguar prej tyre, është e sigurtë që e bën. Që ta heqë këtë dyshim, Lulzim Basha duhet të deklarojë në Prokurori, dijeninë e tij për fondin prej 500 mijë dollarëve, që ka deklaruar se e kanë mbledhur shqiptaro- amerikanët për lobistin e tij.

Po ashtu, Prokuroria shqiptare duhet të dërgojë letër porosi për Nick Muzin, që të pyetet për rrethanat që mori 500 mijë dollarë në emër të PD. Dhe kjo kërkon një proces të pastër penal ndaj tij në Shqipëri, pavarësisht atij në SHBA. Një proces, që ai nuk mund t’i shmanget më me procedurë, apo duke marrë raport mjekësor, si në rastin e “Rrugës së Kombit”.

Vetëm nëse nxjerr raport që është budalla, mund të shpëtojë.

Marrë nga Tema

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione lobimi rus ne pd lulzim basha ne prokurori mero baze lobimi rus ne pd lulzim basha ne prokurori mero baze

Sondazh

Poll

Insights 19 Mars 2019, 20:51

Krimet e Berishës nuk shplajnë dot ato të Ramës

Akti radikal i opozitës, që e kapi në befasi pronarin e vetëm të tepsisë, ka ndërsyer një lukuni përkrahësish të Edi Ramës të nisin një fushatë rikujtimi të të ...

Insights 19 Mars 2019, 16:02

Zotësia për të vlerësuar pazotësinë

Më ka qëlluar të pyes veten: si e kuptojnë ata që nuk kanë vesh muzikor, se nuk kanë vesh muzikor?Me përkufizim, veshi muzikor është aftësia për të perceptuar s...

Insights 18 Mars 2019, 21:25

Dëshmori i parë i Zuckerberg në Shqipëri

Dikush mund të mendojë se po të mos ishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do të ishte pushuar…Zyrtarisht Dylgjeri është dëshmori i parë i Facebook në Shqipëri. Në sh...

Insights 18 Mars 2019, 15:23

NATO, familja e kombeve të lira

Gjithkujt i kujtohet momenti që përkufizon brezin të cilit i përket. Ai momenti, “ku ishe ti kur ndodhi”. Për brezin tim, pa dyshim, ky moment ka qe...

Insights 18 Mars 2019, 06:18

Jeta si vdekje dhe vdekja si fitim

E mbaj mend shumë mirë 15 marsin e vitit 2008. Isha vetëm 10 vjeç atëherë, por më kujtohet. Në Himarë, qe ditë me diell dhe me të hapur televizorin shfaq...

Insights 17 Mars 2019, 21:15

E gjora Ditë e Verës!

Po, mjerisht jam i detyruar ta quaj kështu, pra, të gjorë, fatkeqe e të mjerë të shkretën Ditë të Verës! Përse kështu? Sepse, për herë të parë në historinë e sh...

Insights 16 Mars 2019, 19:06

Rama nuk ra, por u fsheh pas gazit lotësjellës

Nëse opozita dështoi në premtimin e gënjeshtërt që u bëri ndjekësve të saj, se 16 marsi do të ishte dita e fundit e Edi Ramës, ajo është në rrugë të mbarë për t...