Art&Argëtim

Enca Haxhia del në mediat ndërkombëtare, Daily Mail s’e njeh por e kritikon për Photoshop-in: Pse do të ndryshosh? Njerë

14 Prill 2020, 13:06 Nga DOSJA

TIRANË– Media ndërkombëtare Daily Mail u ka dedikuar një artikull të gjithë të famshmëve në Instagram, make-up artistëve dhe blogereve që ndryshojnë pamjen e tyre përmes photoshop-it. Shumë prej të zgjedhurve nga media britanike kanë arritur që me anë të programit të editimit të fotove, të ndryshojnë pamjen e tyre, deri në atë pikë sa të mos njihen, krahasuar me atë që duken në përditshmëri.

Një prej personazhe të publikuara nga tabloidi është edhe këngëtarja shqiptare Enca Haxhia. Daily Mail ka zgjedhur një foto të Encës, ku këngëtarja shihet e veshur me një fustan të kuq, velvet. Teksa publikon edhe foton e paedituar të këngëtares, me të njëjtën veshje, Daily Mail shkruan se në foto është një vajzë që komentuesit e kanë kritikuar për përdorimin e photoshop-it, por që e pëlqejnë siç është në të vërtetë.

Një komentues nën këtë post hodhi idenë se gruaja ishte e mrekullueshme në foton e parë dhe shumë prej komentuesve nuk e kuptojnë pse ajo do të dëshironte të ndryshonte,”– shkruan Daily Mail krah fotos së Haxhiajt, pa i përmendur emrin, pasi nuk e njeh këngëtaren shqiptare.

Foto e publikuar nga Daily Mail

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz enca haxhia enca haxhia ne daily mail enca haxhia enca haxhia ne daily mail

Sondazh

Poll