Art&Argëtim

Historia e tentativës për vetëvrasje dhe rrëfimi i fundit i gjyqtares së “Oktapodit”, “Silvia Conti”

14 Prill 2020, 11:10 Nga DOSJA
Historia e tentativës për vetëvrasje dhe rrëfimi i fundit i

ITALI– Ditën e djeshme u nda lajmi se aktorja franceze Patricia Millardet, e mirënjohur edhe nga shqiptarët për rolin e saj si gjyqtare e ‘Oktapodit’, ka ndërruar jetë.

Aktorja 63-vjeçare vdiq në Romë nga një atak në zemër. Ajo ishte bërë jashtëzakonisht e njohur me rolin e Silvia Conti-t në serialin e luajtur nga Michele Placido.

Por, kush ishte Patricia Millardet dhe cilat janë sukseset e saj në kinemanë ialiane?

Lindur në 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e Neë Aquitaine, Patrica Millardet kishte mbushur 63 vjeçe në 24 Mars.

Në Itali, ku jetonte nga fundi i viteve 80, së pari në Appia Antica dhe më pas në Castel Gandolfo, ajo e kishte bërë veten të njohur për publikun e gjerë pasi ajo kishte interpretuar gjykatësen kurajoze dhe të pakorruptueshme, Silvia Contin tek “Oktapodi”, seriali i luajtur nga Michele Placido në rolin e komisar Katanit, midis vitit 1989 dhe vitit 2001. Një rol që i kishte dhënë asaj popullaritet të madh. Ajo ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e komisarit, hero të historisë, i vrarë nga mafia. Dhe që nga ai moment ajo u kthye në një heroinë.

“Pse suksesi i madh? Unë vërtet nuk e di,” – u shpreh ajo në një intervistë për Repubblica.

Unë mendoj se Silvia i pëlqen audiencës sepse ajo është shumë e moralshme, e pastër, e disponueshme. Në fillim ky rol më frikësoi, unë isha nervoze. Këtë vit ka shkuar më mirë. Për ta bërë një karakter të vërtetë duhet ta besoni thellë, dhe unë jam përpjekur të mendoj dhe veproj si ajo. Unë u argëtova shumë, duke qenë shumë e sigurtë në rol. Rulli dhe Petraglia, shkrimtarët, shkruajtën një rol të përsosur. Vetëm në një pikë nuk u pajtuam. Silvia nuk mund të dashurohej me Licata. Kishte një kohë kur ajo duhej të shkonte për të takuar Davidin. Unë u rebelova. Si mund të sillet kështu një grua që humbi dashurinë e madhe të jetës së saj në atë mënyrë të dhunshme? “,- ishte shprehur aktorja franceze për “la Repubblica”.

Në karrierën e saj ajo kishte luajtur në shumë prodhime filmike dhe televizive. Një nga rolet e saj të para kishte qenë ai i shfaqjes në filmin “Il tempo delle mele 2” në vitin 1982. Patricia bëri debutimin e saj në kinemanë italiane në 1987, me filmin televiziv nga Carlo Lizzani “Assicurazione sulla morte”. Ndërsa në vitin 1990 ajo kishte luajtur me yje të kinemasë në “Il sole”.

Popullariteti i madh erdhi me serinë e La Piovra në Rai 1. Midis 2001 dhe 2003 ajo kishte qenë ndër protagonistët e filmave thirller të Canale 5.

Në vitin 2002 lajmet ishin përhapur se ajo kishte tentuar vetëvrasje në një vilë në Appia Antica në Romë duke gëlltitur një dozë masive të ilaçeve. Por ajo e mohoi duke thënë se ishte një histori e sajuar.

Burimi: La Repubblica

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur aktorja franceze oktapodi patricia millardet silvia conti vdes patricia millardet aktorja franceze oktapodi patricia millardet silvia conti vdes patricia millardet

Sondazh

Poll