Art&Argëtim

Me gotë verë dhe gjoksin jashtë, Françeska Jaçe sfidon Policinë e Shtetit nga lokali… Ligjet janë për popullin

14 Prill 2020, 07:46 Nga DOSJA
Me gotë verë dhe gjoksin jashtë, Françeska Jaçe

TIRANËIsh-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe ka vendosur të shijoje një darkë në një lokal. Pavarësisht se e gjithë Shqipëria është në izolim total, Françeska ka veshur një jumpsuit sportiv të zi e me gjoksin e zbërthyer, ka marrë miken e saj Silvën dhe është drejtuar për tek vendi ku i priste darka e këndshme.

Pa dhënë vendndodhjen, ish-banorja e BB ka publikuar disa video në Instastory ku shihet se po ja kalon mjaft mirë, në ambientin që duhet të jetë hapur ekskluzivisht për të, pasi me ligj, çdo lokal dhe restorant është mbyllur.

Buzëqeshja është stampuar në buzëqeshjen e Françit dhe të mikes së saj, në postimet që tregojnë edhe datën e realizimit të tyre, 13 prill 2020, duke ua bërë të qartë shqiparëve të karantinuar, sfidën.

Po si e bëri këtë Françeska Jaçe? A nuk duhet të ishte e mbyllur në karantinë, ashtu si të gjithë shqiptarët që ndodhen të izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19? E ka ndaluar ndonjëherë policia këtë shtetase, apo mos vallë ka ndonjë autorizim që të lejon të darkosh dhe ne të tjerët nuk jemi në dijeni?

Por, pa pyetur për ligjet, Jaçe merr guximin të dalë nga shtëpia, të darkojë e shijojë verën, por jo duke u fshehur. Ajo poston krej hapurazi në Instagram, duke e sfiduar Policinë e Shtetit dhe rregullat e vendosura nga ta.

Dhe nëse ju që ndodheni të izoluar dhe luteni që të hapen rrugët, për të konsumuar qoftë edhe një kafe, shikoni postimet e Françeska Jaçes, për të kuptuar që jo të gjithë jemi njësoj. Madje edhe kur t’ju ndalojë efektivi në rrugë dhe t’ju kërkojë autorizimin e të bëjë gati fletën e gjobës, pyeteni për Françeskën! A janë ndaluar ndonjëherë protagonistët e këtij shkrimi?

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz françeska jaçe koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 silivia dashi françeska jaçe koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 silivia dashi

Sondazh

Poll