Art&Argëtim

FOTOT/ Suprizohet i moshuari në Përmet, i urojnë 100-vjetorin me orkestër poshtë ballkonit

13 Prill 2020, 16:22 Nga DOSJA
FOTOT/ Suprizohet i moshuari në Përmet, i urojnë 100-vjetorin me

PËRMET- Visho Habili, festoi sot 100-vjetorin e tij të lindjes. Ai sot ndodhej në banesën e tij, por poshtë ballkonit klarineta e darja e ftonin për të kërcyer. Ka qenë Bashkia e Përmetit që i ka bërë këtë surprizë dhe më pas i kanë trokitur në derë për t’i uruar datëlindjen.

Sa shpesh dëgjohet urimi: “U bëfsh 100 vjeç!”. Por jo gjithmonë sa herë urojnë kështu, njerëzit e marrin seriozisht se do të ndodhë. Por, “1 shekull me urime” për përmetarin Visho Habili,i dha shëndet për të festuar ditëlindjen e tij të 100-të!

Në një vizitë të papritur , Kryetarja e Bashkisë znj.Alma Hoxha , surprizoi z.Habili duke i uruar atij pleqëri të mbarë ,jetë të gjatë dhe nëse situata do të ishte ndryshe, do të festonim së bashku këtë ditë. Në vend të përqafimit i dhuruam një melodi nga virtuozët e sazeve. Sekreti i jetëgjatësisë qenka pozitiviteti, zemra e madhe dhe familja e shëndetshme. Z.Habili mbylli kapitullin e tij shekullor për të pritur ditën e re të një shekulli të ri për të”, shkruan në një postim Bashkia Përmet.

Përmeti është një nga zonat e izoluara ku deri tani nuk ka asnjë rast virusi, por duke qenë se qeveria ka marrë masa edhe ky vend është izoluar dhe as aty banorët nuk lejohen të dalin nga banesat.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale 100 vjecari ne permet bashkia permet 100 vjecari ne permet bashkia permet

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Prill 2020, 15:42

KOSOVË– Këngëtari Labinot Tahiri është treguar i gatshëm për të mbështetur iniciativën e kryeministrit Albin Kurti, dhe për t’i dhuruar shtetit të Kosovës ...

Art&Argëtim 13 Prill 2020, 14:45

TIRANË– Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë kaluar fundjavën bashkë. Duket se pas një periudhe ndarjeje, çifti kanë reflektuar në karantinë dhe kanë...

Art&Argëtim 13 Prill 2020, 12:27

Francë- Policia në Francë ka ngritur drone në terren për të identifikuar shkelësit e karantinës. Por, një videomontazh është bërë viral në rrjet, pasi një qytet...