Art&Argëtim

Biznesmeni turk ‘i çmendur’ pas Genta Ismajlit, s’i ndal dedikimet për këngëtaren: Të dua shumë, bota ime, gjithçka

13 Prill 2020, 13:13 Nga DOSJA
Biznesmeni turk ‘i çmendur’ pas Genta Ismajlit, s’i

TURQI– Prej kohësh, Genta Ismajli është në një romancë me milionerin turk, Usta. Por, duket se këngëtarja ja ka rrëmbyer plotësisht zemrën biznesmenit turk, aq sa ai nuk i ndal dedikimet ndaj partneres në rrjete sociale.

Këngëtarja ka festuar ditëlindjen e saj, dhe ai nuk ka harruar të bëjë një urim romantik, ndërsa i tregon sa shumë e do.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Vite të bukura. Të dua shumë,”– shkruan Usta në profilin e tij në Instagram.

Por, ky nuk është dedikimi i vetëm për këngëtaren Ismajli. Shumica e fotove në profilin e biznesmenit turk janë ato ku në sfond shfaqet Genta.

“Jeta ime, bota ime, zemra ime, gjithçkaja ime,”– shkruhet në një nga postimet e milionerit turk.

Me sa duket Usta është marrëzisht i dashuruar me Genta Ismajlin, dhe këngëtarja duhet të ndjehet me fat!

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz biznesmeni turk dedikim romantik genta ismajli këngëtarja biznesmeni turk dedikim romantik genta ismajli këngëtarja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Prill 2020, 12:27

Francë- Policia në Francë ka ngritur drone në terren për të identifikuar shkelësit e karantinës. Por, një videomontazh është bërë viral në rrjet, pasi një qytet...