Art&Argëtim

13 Prill 2020, 14:45 Nga DOSJA

TIRANË– Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë kaluar fundjavën bashkë. Duket se pas një periudhe ndarjeje, çifti kanë reflektuar në karantinë dhe kanë vendosur të rikthehen së bashku, duke realizuar dhe një udhëtim romantik.

Por, në një foto të publikuar nga Jonida Maliqi ndërsa ndodhet në makinë, nuk ka munguar një koment thumbues nga një ndjekëse: “I raftë pika atij që të ka gërvisht te krahu ashtu”.

Megjithatë Jonida ka preferuar t’i përgjigjet duke i sqaruar që nuk janë shenja të bëra ‘aksidentalisht’ por është tatuazhi i saj: “Pa merak, është tatuazhi im”.

Ndërkohë ndër komente ka pikasur dhe ai i aktorit Visjan Ukcenaj i cili shprehet se e njeh këtë makinë, prej nga ka pozuar këngëtarja.

“E njoh këtë makinë. Hugs ju përqafoj”,- shkruan aktori ndërsa e ka shoqëruar me emoji të qeshurash. Mos e kishte fjalën për Romeon këtu?!

Dy ditë më parë në rrjete sociale qarkulluan fotot e Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt, teksa ndodheshin të dy në Jug të Shqipërisë. Këngëtarja dhe aktori kanë postuar foto nga i njëjti vend, dhe dyshimet për rikthimin e tyre u bënë të forta.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori i humorit jonida dhe romeo jonida maliqi këngëtarja romeo veshaj aktori i humorit jonida dhe romeo jonida maliqi këngëtarja romeo veshaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Prill 2020, 12:27

Francë- Policia në Francë ka ngritur drone në terren për të identifikuar shkelësit e karantinës. Por, një videomontazh është bërë viral në rrjet, pasi një qytet...