Art&Argëtim

ME VIDEO/ I vetëm përballë Duomo-s, Andrea Bocelli ngroh zemrat e miliona ndjekësve! Performanca elektrizuese në katedralen

12 Prill 2020, 21:11 Nga DOSJA
ME VIDEO/ I vetëm përballë Duomo-s, Andrea Bocelli ngroh zemrat e

ITALI– Tenori i njohur, Andrea Bocelli, ka dhuruar mbrëmjen e sotme një koncert madhështor, përmes platformës “Youtube”. Në kuadër të festës së Pashkëve që kaluan në heshtje për shkak të pandemisë së Covid-19, Bocelli përloti 3.4 milionë ndjekësit e tij me koncertin “Music for hope”, nga sheshi i boshatisur “Duomo” i Milanos.

Para se të niste koncerti i tenorit të mirënjohur, shikuesit nga shtëpitë u përballën me pamjet që të linin pa frymë, të rrugëve të zbrazëta të qytetit italian, i cili është nën mbyllje dhe ka disa javë që përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit. Ndërsa kamerat shikonin rrugët e zbrazëta dhe peizazhet e qeta të qytetit, tenori i njohur italian përshëndeti të pranishmit me një meditim mbi koncertin dhe lidhjen e tij shpirtërore me festën.

Katedralja e Milanos aktualisht është e mbyllur në mes të pandemisë por ekskluzivisht hapi dyert e saj vetëm për Bocellin, i cili u prit nga Kryeprifti, Imzot Gianantonio Borgonovo, dhe Kryetari, Giuseppe Sala, për koncertin e tij madhështor.

I vetëm në Duomo, i shoqëruar vetëm nga organo e mjeshtrit Emanuele Vianelli, Andrea Bocelli performoi në katedralen e zbrazët dhe madhështore  këngët “Ave Maria” dhe “Sancta Maria”, “Panis Angelicus”, “Domine Deus” dhe “Amazing Grace”. Gjatë kësaj performance u shfaqën në sfond dhe rrugët bosh të New York-ut, Parisit dhe Londrës.


Të shumtë, ishin ata që edhe e komentonin performancën e Bocellit dhe shkruanin se ishin emocionuar së tepërmi.

Nuk mund të ndaloj lotët nga pamja e bukur dhe zemërthyer e Andrea Bocellit vetëm në Duomon e madh, me vetëm vendet bosh para tij. Ky moment në histori është i mrekullueshëm dhe plotësisht i trishtuar. Jemi me ty, Itali”, shkroi një person.

Dikush tjetër shkruante: Amazing Grace’ e mahnitshme e Andrea Bocellit tani ishte një nga gjërat më të bukura që kam parë. E pabesueshme sa prekëse”.

Përpara performancës së tij, tenori mbajti edhe një fjalim ku shprehej se ndihej i nderuar dhe nuk mund ta refuzonte ftesën e qytetit dhe Katedrales.

Në ditën në të cilën ne festojmë besimin në një jetë që triumfon, unë jam i nderuar dhe i lumtur t’i përgjigjem me ‘Po’ ftesës së qytetit dhe katedrales Duomo të Milanos. Unë besoj në forcën e lutjes së bashku; Unë besoj në Pashkën e krishterë, një simbol universal i rilindjes për të cilën të gjithë – pavarësisht nëse janë besimtarë apo jo – me të vërtetë kemi nevojë tani. Falë muzikës, transmetuar live, duke bashkuar miliona duar të kapura kudo në botë, ne do të përqafojmë këtë zemër të plagosur të Tokës së plagosur,”- tha Bocelli.

(f.m; r.l/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture andrea bocelli andrea bocelli ne duomo performanca elektrizuese tenori i famshem andrea bocelli andrea bocelli ne duomo performanca elektrizuese tenori i famshem

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Prill 2020, 13:56

TIRANË – Këngëtarja e njohur Linda Halimi ditën e sotme ka suprizuar fansat me lajmin që ka shpërndarë në profilin e saj të ‘Instagramit’. Ajo ka bër...