Politike

‘15 vite burg kush thyen izolimin’, Rama tregon ndryshimet në Kodin Penal: Do dënohen kush provokon vdekjen e të tjerëve

9 Prill 2020, 20:48 Nga DOSJA
‘15 vite burg kush thyen izolimin’, Rama tregon ndryshimet në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot masat e ashpra që qeveria ka përgatitur për miratim në Kuvend, ku do ketë dënime deri në 15 vite burg për ata që janë të infektuar dhe provokojnë vdekjen e të tjerëve.

Rama në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, u shpreh se ndryshimet në Kodin Penal janë të nevojshme dhe dënimi me burg do të jetë për ata persona që janë të infektuar dhe thyejnë karantinimin.

Në Kodi Penal aktual kemi edhe karantinimin e kafshëve, por të njerëzve nuk e ka parashikuar njeri, ndërsa sa i përket viteve mos më çoni në Korenë e Veriut, shkoni në Rumani, por që mos bëjmë ngatërresa, 15 vite është kur ke provokuar vdekjen e personave të tjerë, jo kur je i painfektuar. Ti nuk mund të jesh i painfektuar dhe të provokosh vdekjen e të tjerëve. Pra ti person i infektuar nuk rri në karantinë, por shkon në një event, ti patjetër do të shkosh 15 vite në burg. Kush nuk respekton masat, do të trajtohet si një person që rrezikon jetët e të tjerëve”, u shpreh ndër të tjera Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ashpersimet e denimeve edi rama masat kunder covid 19 ashpersimet e denimeve edi rama masat kunder covid 19

Sondazh

Poll