Politike

Rama optimist: Do dalim më të fortë nga kjo krizë, lufta me COVID-19 është loja më e vështrië e shahut që kam luajtur

9 Prill 2020, 20:16 Nga DOSJA
Rama optimist: Do dalim më të fortë nga kjo krizë, lufta me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për ekonominë e vendit pas daljes nga kriza. Kreu i qeverisë i ftuar sot në emisionin “Open” në Top Channel, u shpreh se kjo lufta me COVID-19 është loja e shahut, më e vështira që ai ka luajtur në jetë.

Më tej tha shtoi se Shqipëria do të pësojë një goditje të fortë, por do ringrihet shumë shpejt, pasi jemi të vegjël dhe e marrim veten më lehtë.

Unë nuk bëj parashikime, por luaj shah. Ky është shahu më i vështirë i jetës sime politike, pasi është një kundështar që nuk e shoh. Nëse do vazhdojmë kështu, ne do ringrihemi më të fortë dhe më të mirë. Do kemi goditje të fortë, por do e kalojmë më lëhtë. E kam dhe nga eksperienca ime se jam 1 e 98 i gjatë, se kur bie një njeri i madh ngrihet më lehtë se një i vogël. Dhe ne jemi të vegjël e do ngrihemi më të fortë”, u shpreh Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dalja e shqiperise nga kriza e covid edi rama masat kunder covid 19 dalja e shqiperise nga kriza e covid edi rama masat kunder covid 19

Sondazh

Poll