Bota

Prodhuesit e naftës arrijnë marrëveshjen për të ulur prodhimin, OPEC: Çdo ditë 10 milion fuçi më pak

10 Prill 2020, 11:13 Nga DOSJA
Prodhuesit e naftës arrijnë marrëveshjen për të ulur

Kriza e koronavirusit ka shkaktuar shumë dëme në ekonominë globale, përfshirë këtu edhe tregjet naftës. Ndërkohë prodhuesit dhe aleatët e OPEC kanë bërë një marrëveshje për uljen e prodhimin të naftës, pasi koronavirusi ka bërë që të reduktohet ndjeshëm kërkesa për naftë.

Sipas mediave të huaja mësohet se grupi do të shkurtojë prodhimin e naftës në muajin maj dhe qershor me 10 milion fuçi për të ndihmuar në rritjen e çmimeve. E më pas shkurtimet do të lehtësohen gradualisht sërish në gjashtë milion fuçi mes janarit 2021 deri në prill të vitit 2022.

“OPEC +”  i përbërë nga prodhuesit dhe aleatët e OPEC-ut përfshirë edhe qeverinë ruse kanë arritur në këtë vendim pas takimeve të zhvilluara ditën e djeshme përmes një video-konference.

Prandaj nga ky takim u vendos unanimisht shkurtimi në 10 milion fuçi në ditë ose 10% të furnizimeve globale. 5 milion fuçi të tjera pritet të ndërpriten nga vendet e tjera.

Ndërkohë çmimet e naftës u ulën në mars pasi vendet e OPEC + nuk arritën të bien dakord për shkurtimet. Pas mbledhjes së marsit, Arabia Saudite dhe Rusia u përpoqën të rritin prodhimin në mënyrë që të ruanin pjesën e tregut mes rënies së kërkesës globale. Një javë më parë çmimet u rritën me 20% pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai priste që Arabia Saudite dhe Rusia t’i jepnin fund mosmarrveshjes mes tyre.

Por për që marrëveshja të vihet në zbatim duhet që të marrë edhe konfirmimin e Meksikës.

Burimi: cnbc

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cmimi i naftes opec cmimi i naftes opec

Sondazh

Poll