Politike

“Në maj, lëvizje pranë normales”, Ahmetaj flet për lehtësimin e masave dhe rimëkëmbjen e ekonomisë: Për një vit, S

9 Prill 2020, 20:16 Nga DOSJA
“Në maj, lëvizje pranë normales”, Ahmetaj flet

TIRANË– Koordinatori për Emergjencën Arben Ahmetaj u shpreh se muaji maj do të bëjë që qeveria të lehtësojë masat dhe vendi ynë të kthehet pranë normales. I ftuar në emisionin “Opinion”, Ahmetaj tha se paketa e dytë do të lejojë që Shqipëria të lëvizë afërsisht me normalen.

Paketa e dytë do ta lejojë Shqipërinë të kthehet brenda 9 muajsh në ritmin ku e la korona. Mendoj se në javën e dytë të Majit do të kemi lëvizje afër normales, por me masa ekstreme të ruajtjes së distancave dhe mbrojtjes,“- tha Ahmetaj.

Ahqipëria po bën një muaj që është futur në një izolim total dhe kufizimet kanë arritur në nivelin që për çdo familje, del vetëm një person për të kryer nevojat dhe pazaret.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të prekur me Covid-19 ka shkuar në 409, ndërsa 23 persona kanë humbur jetë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan, por krahasuar me ditët e tjera, numri i të prekurve po bie. Prej tre ditësh, nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në Shqipëri. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj koronavorusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 arben ahmetaj koronavorusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll