Aktualitet

6 Prill 2020, 19:11 Nga DOSJA

TIRANË– Epidemiologia Adela Vasili është shprehur se nuk i përgjigjet pyetjes se kur do të mbarojë epidemia e koronavirusit. në një lidhje me Skype për emisionin “Vizioni i pasdites”, Vasili u shpreh se nuk hedh dot fall për t’i gjetur fundin koronavirusit dhe se kjo gjë nuk është lojë me letra.

“Nuk mund të hedhim fall, nuk është lojë me letra dhe gjithmonë shikojmë si të rregullojmë gabimet. Nëse ruajmë distancimin social dhe zbatojmë masat, kurba do të bjerë. Njerëzit nuk duhet të vërshojnë nëpër spitale dhe duhet të ketë sa më pak të kenë njerëz që shkojnë në spitale sepse do kalojmë kapacitetin. Qëndrimi në shtëpi është masa më e mirë që duhet të bëjmë që mos të kemi aksese më të mëdha në spitale,”- tha Vasili.

Vasili komentoi gjithashtu edhe rastin e Shkodrës, duke e cilësuar si shembull të mosrespektimit të distancimit social pasi sipas saj të gjithë të infektuarit janë si pasojë e kontakteve të ngushta.

 “Nga të gjitha burimet dhe hetimi epideomologjik, kemi të bëjmë me një infektim nga mos-zbatimi i distancimit social. Nuk kanë zbatuar rregullat dhe nuk kanë ruajtur distancën.Të gjithë të infektuarit janë nga kontaktet e ngushta,”– shtoi epidemiologia më tej.

Shqipëria prej më shumë se tre javësh është futur në një izolim total, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adela vasili koronavirus në shqipëri plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi adela vasili koronavirus në shqipëri plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll