“U shërova por kam infektuar vajzën”, mjeku shqiptar tregon historinë me Covid-19: Ndjeva lodhje, tharje fyti dhe më dhi
TIRANË– Mjeku Jetish Jetishi, nga Gjakova e ka fituar betejën me Covid-19 pasi rezultoi pozitiv ditë më parë. Por kjo gjë nuk ka ndodhur me vajzën e tij. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Jetishi rrëfeu se vetë është shëruar nga Covid-19, por ka infektuar vajzën e tij.
“Nga mua është infektuar vetëm vajza ime, e cila është asimptomatike. Është mirë, është distancuar nga familja në dhomë të veçantë. Unë nuk kam infektuar asnjë nga koleget dhe kjo më ka lehtësuar. Vajza ka patur simptoma të lehta, ka bërë testin dhe ka dalë pozitive, ndërsa gruaja dhe djali, jo. Vajza është 20 vjeçe dhe studente e mjekësisë. E kuptova që isha infektuar kur ndjeva lodhje jo të zakonshme dhe më dhimbnin muskujt, tharje fyti dhe humbje e pjesshme të shijimit. Këto ishin shenjat dhe u distancova nga pjesa tjetër,”- tha Jetishi.
Për mënyrën se nga ku mund ta ketë marrë virusin, mjeku Jetishi u shpreh se ky është një armik i padukshëm dhe se ende nuk e di ku apo si mund të jetë infektuar.
Shqipëria prej më shumë se tre javësh është futur në një izolim total, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Punëtorët e Uzinës në Poliçan më shumë se 2 vite pa marrë pagat: Shteti të hedhë sytë nga ne, jemi me kredi e pa asnj
POLIÇAN– Qytetari i Poliçanit nga sot do jetë në një karantinë 14 ditore, ku do lejohet asnjë qytetarë të dalë nga banesa. Por përveç probl...
Përfitoi nga karantinimi dhe hyri për të vjedhur, banorët e Beratit rrethojnë hajdutin në lagjen “Uznovë”, ia bëjnë
BERAT– Një person është vënë në pranga nga policia në Berat, pasi ka përfituar nga karantinimi për t’u futur në shtëpitë e pabanuara dhe për të grabitur. Ngjarj...
Kreu i OBSH në Tiranë paralajmëron qeverinë: Llogariteni mirë zbutjen e masave shtrënguese!
TIRANË- Kreu Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Raul Gonzales në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu thotë se qeveria duh...
Dalin pamjet, brenda laboratorit të vetëm ku kryhen analizat për Covid-19, maska, doreza dhe veshje speciale
TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga laboratori ku aktualisht kryhen analizat për Covid-19. Laboratori është vendosur brenda Institutit të Shëndetit Publ...
“Ke genjyer”, Auron Tare vijon replikat me Paulin Ndreun: Abuzuat verbalisht me kapitenin e anijes me një urdhër të nxjer
TIRANË- Auron Tare ka reaguar sërish sot në lidhje me incidentin e ndodhur në Portin e Durrësit, ku nuk u lejua që të akorohej një jaht luksoz. Ish-Kreu i ...
Dhimitër Kraja nuk dorëzohet, mjeku që mundi koronavirusin kthehet sërish pranë kolegëve e në krye të detyrës
TIRANË– Mjeku Dhimitër Kraja që vetëm para dy ditësh mundi Covid-19 ka bërë me dije se do të rikthehet sërish në krye të detyrës. Ministria e Shëndetësisë,...
Sot u konfirmua rasti i parë, Bashkia Poliçan merr vendimin ekstrem: I gjithë qyteti në karantinë absolute për 14 ditë, m
POLIÇAN- Bashkia Poliçan ka marrë sot masa ekstreme kundër përhapjes së COVID-19. Në një njoftim në mediat sociale, bëjnë me dije se nga sort për ...
INTERVISTA/ I thanë se ishte maroken, por rezultoi shqiptar, infermierja rrëfen episodin që e bëri të pendohej pse foli ita
TIRANË -“Ka shumë episiode që më kanë lënë gjurmë, shija e të cilëve do jetë përjetë tek unë”.Keshtu shprehet, Bianka Zhupa, një vajzë shqiptare, e cila p...
“Morgu është mbushur plot”, infermierja shqiptare tregon çfarë po ndodh në SHBA: Të infektuarit me koronavirus po rrit
TIRANË -Infermierja shqiptare Valbona Ishmaku, e cila punon në Nju Jork të Amerikës, në një intervistë për “News 24”, duke folur për gjendjen nga koronavir...