Aktualitet

I shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për disa vepra penale, arrestohet i rrezikshmi nga Lezha (Emri)

VIDEO
Jakupi, alias Artur Zh., është arrestuar në shtëpinë e tij, ku në kuadër të operacionit të koduar 'GODULL 2020", efektivët e kurbinit, dhe forcat Speciale “Renea” kanë zbarkuar në banesë në orët e para të mëngjesit për t'i vënë prangat. 
Featured image of article: I shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për disa vepra penale, arrestohet i rrezikshmi nga Lezha (Emri) Foto nga momenti i arrestimit
Përditësuar:

LEZHË– Artur Jakupi, 40 vjeç dhe banues në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë sot në pranga. Jakupi, alias Artur Zh., është arrestuar në shtëpinë e tij, ku në kuadër të operacionit të koduar ‘GODULL 2020″, efektivët e kurbinit, dhe forcat Speciale “Renea” kanë zbarkuar në banesë në orët e para të mëngjesit për t’i vënë prangat. 

40-vjeçari Jakupi ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar në Itali. pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, 40-vjeçari është shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”. 

Njoftimi i policisë Lezhë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë. Finalizohet operacioni policor i koduar “GODULL 2020”. Operacioni, nga DVP Lezhë, Komisariati i Policisë Kurbin, Forcat Speciale “Renea” dhe Interpol Tirana. Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit maksimal në përmbushje të detyrave për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në këtë kuadër, në bazë të informacioneve të marra nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin, për vendndodhjen e një shtetasi shumë të kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale “Renea” dhe Interpol Tirana, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “GODULL 2020”. Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në kushte të larta sigurie, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull, forcat e Policisë kanë rrethuar banesën e shtetasit A. J. alias A. Zh., 40 vjeç, duke bërë të mundur prangosjen e tij. Shtetasi i lartpërmendur ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg. Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

  • 8:58

    Veshur me xhup ushtarak, si u vu në pranga i rrezikshme me dy emra, në mesnatë i rrethuan banesën në fshat

    Videoja që po shikoni tregon momentin e arrestimit të Artur Jakupit. 40-vjeccari nga Lezha, i veshur me një xhup ushtarak është vënë në pranga nga efektivët në orët e mesnatës ku efektivët e Lezhës dhe RENEA i kanë rrethuar banesën. Dosja.al mëson se Jakupi kishte dy emra. Ai njihej edhe si Artur ZH..jakupi akuzohet për një sërë veprahs penale. Ai ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar në Itali. Pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, 40-vjeçari është shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”. 

Shto Koment