Art&Argëtim

Selena Gomez zbulon se vuan nga një sëmundje e shëndetit mendor: Jam bipolare! Nuk më tremb, më ndihmoi e vërteta

4 Prill 2020, 12:23 Nga DOSJA
Selena Gomez zbulon se vuan nga një sëmundje e shëndetit mendor:

SHBA– Këngëtarja Selena Gomez ka zbuluar në një bisedë me Miley Cyrus se ajo është diagnostikuar nga çrregullimi bipolar. Gomez foli hapur për shëndetin e saj duke rrëfyer se nuk e tremb kjo diagnozë, edhe pasi ka lexuar shumë rreth saj.

“Kohët e fundit, unë shkova në një nga spitalet më të mira psikiatrike në Amerikë, Spitalin McLean dhe kuptova se isha bipolare. Dhe kështu, kur u njoha me më shumë informacione, në të vërtetë më ndihmoi të mësoja të vërtetën. Nuk më tremb e vërteta,”- u shpreh këngëtarja në një video live me Miley Cyrus.

Për të gjithë ju që se dini bipolarizmi është një sëmundje e shëndetit mendor e karakterizuar nga alternimi i episodeve te fiksimeve dhe depresionit.

Të dyja këngëtaret dërguan mesazhe dashurie dhe inkurajuan të tjerët të dhuronin për organizatat jofitimprurëse duke ndihmuar në vijën e parë të pandemisë së koronavirusit.

Burimi: CNN

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz këngëtarja selena gomez selena gomez bipolare këngëtarja selena gomez selena gomez bipolare

Sondazh

Poll