Art&Argëtim

Rrëfimi i Esat Pashës: Pavarësisht grindjes me Ismail Qemalin, shpresoj të kem sukses në krijimin e një Shqipërie të Mad

4 Prill 2020, 06:56 Nga DOSJA

Francë- “Les Nouvelles” ka botuar, të mërkurën e 12 nëntorit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me korrespondentin e Piccolo-s në Trieste, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Situata në Shqipëri Mendimi i Esat Pashës

Vjenë, 12 nëntor. – I intervistuar nga korrespodenti i Piccolo-s në Trieste, Esat Pasha nuk pranoi të tregojë cili, sipas tij, ishte sovrani që do t’i përshtatej më së miri Shqipërisë.

 Ai shtoi se grindja e tij me Ismail Qemal Beun ishte aq shumë serioze sa që nuk do të kishte ndonjëherë një pajtim të mundshëm midis tyre; por megjithatë ai shpresonte të kishte sukses në krijimin e një Shqipërie të Madhe dhe kishte besim se as Austria dhe as Italia nuk do t’i lejonin vetes të tërhiqeshin në favor të grindjeve që ndajnë krerët shqiptarë, kështu për të evituar shkatërrimin e veprës së tyre dhe ndarjen  e Shqipërisë.

 Korrespondenti i Piccolo thotë se Esati ka arritur të shtrijë autoritetin e tij mbi të gjitha popullsitë e zonave malore, veçanërisht tek Malsorët, të cilët janë plotësisht të përkushtuar ndaj tij. Ai takohet shpesh me peshkopin e Taraboshit dhe famullin e peshkopit të Durrësit, si dhe me Faik Beun, një nga anëtarët e qeverisë së përkohshme.

Marrë nga darsiani.com 


1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

Loading ... Loading ...

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur esat pasha shqipëria e madhe esat pasha shqipëria e madhe

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Prill 2020, 12:33

TIRANË– Ndërkohë që ditët kur jemi të izoluar kalojnë me shumë vështirësi, fotot në rrjet na sjellin doza humori. Nisur nga situata që na ka çuar Co...