Ekonomi

5 pacientë lënë spitalin, Manastirliu: Mjekët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në luftën COVID-19

2 Prill 2020, 17:07 Nga DOSJA
5 pacientë lënë spitalin, Manastirliu: Mjekët po

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë sot me dije se dhe 5 pacientë kanë lënë Spitlain Infektiv, pasi janë shëruar plotësisht nga COVID-19. Në një reagim në Facebook, ministrja shprehet se mjekët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme kundër COVID-19 dhe deri tani janë 76 pacientë të shëruar. 

“5️⃣ pacientë kanë lënë sot spitalin #Infektiv??Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me #COVID19❗️? Deri tani 7️⃣6️⃣ pacientë janë shëruar nga #COVID19 #FORCA, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277 me vetëm 18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.  Numri i viktimave ka shkuar në 16, pasi ka vdekur dje në spitalin Infektiv një 76-vjeçar nga Durrësi. 9 persona janë shëruar, duke e çuar në 76 numrin e personave që fitojnë betejën me koronavirus. Sakaq, në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu pacientet e sheruar koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu pacientet e sheruar

Sondazh

Poll

Ekonomi 2 Prill 2020, 11:18

Euro bie ndjeshëm, ja me sa po këmbehet sot

Shqipëri-Monedha e përbashkët ka vijuar tendencën e fortë rënëse edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot m...