Ekonomi

“Ka nisur aplikimi për pagën e luftës”, ministrja Denaj: Përfitojnë 60 mijë punonjës dhe 30 mijë biznese

1 Prill 2020, 19:55 Nga DOSJA
“Ka nisur aplikimi për pagën e luftës”, ministrja

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Anila Denaj ka folur sot për paketën ekonomike të qeverisë për përballimin e situatës së COVID-19. E ftuar sot në emisionin “Open” në Top Channel, Denaj tha se ka nisur aplikimi për pagën e luftës dhe se janë rreth 60 mijë punonjës dhe rreth 30 mijë biznese që do përfitojnë.

Nga llogaritjet tona rezultojnëse kemi rreth 60 mijë punonjës që do ta përfitojnë pagën e luftës. Ndërsa nga niptet active kemi 30 mijë biznese. Aplikimi duhet bërë nga bizneset por paga do u kalojë në llogaritë e punonjësve”, ishte kjo deklarata e ministres.

Këto deklarata të ministres janë bërë në një kohë kur numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 paga e luftes anila denaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 paga e luftes

Sondazh

Poll