Ekonomi

“Pse s’ka plan për biznesin e madh?”, ministrja Denaj tregon planin: Kemi nisur dhe dëmshpërblimet

1 Prill 2020, 20:34 Nga DOSJA
“Pse s’ka plan për biznesin e madh?”, ministrja Denaj

TIRANË- Ministrja e Financave, Anila Denaj ka folur sot për planin ekonomin të qeverisë, duke thënë se qeveria po punon ende dhe për skenarë të tjerë. Denaj ishte e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, dhe u pyet nga ekonomist Besart Kadia, i cili kërkoi shpjegime pse nuk ishte futur në skemën e ndihmës bisnesi i madh, pasi punonjësit kanë ngelur pa punë.

Denaj tha se po punohet për skenarë të tjerë, pasi nuk dihet se kur mund të përfuojnë pandemia dhe bisneset e mëdha duhet të marrin disa risqe vetë duke paguar punëtorët.

KADIA: Akoma nuk ka një plan për bizneset e mëdha. Sot doli kryeministri foli dhe tha se do ta shohim. Tani nuk ka çfarë shikohet, tani duhet të veprohet. Bizneset e mëdha po heqin punonjësit nga puna. Fasoneritë po mbyllen dhe heqin punonjësit nga puna.

DENAJ: Kemi plan dhe kemi nisur dëmshpërblimet.  Por themi do ta shohim pasi nuk mund ta parashikojmë kur përfundon kjo pandemi. A e dini ju zoti Kadia kur mbaron pandemia?

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj besart kadia masat kunder covid 19 plani ekonomik i qeverise anila denaj besart kadia masat kunder covid 19 plani ekonomik i qeverise

Sondazh

Poll