Ekonomi

Nga nesër fillon rritja e pensioneve, shuma mujore shtohet me 2.3%, ja cilat janë kategoritë që përfitojnë

31 Mars 2020, 16:22 Nga DOSJA
Nga nesër fillon rritja e pensioneve, shuma mujore shtohet me 2.3%, ja

TIRANË– Miratohet me VKM rritja e pensioneve me 2.3%, duke shpërndarë në total 2.1 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Nga rritja do të përfitojnë të gjithë kategoritë e pensioneve në Republikën e Shqipërisë, ose më konkretisht mbi 669 500 persona.

Pjesën e tyre do ta marrin edhe ata që përfitojnë pensionin nga nga data 1 prill 2020 e në vazhdim, por me kushtin e vetëm që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 31.3.2020.

Pensioni i ndarë, i ndarë në kategoritë e tij nuk do të jetë më pak se 14.069 lekë dhe jo më shumë se 28.139 lekë në muaj. Ndërsa ata që do të marrin pension të parakohshëm do të kenë si shumë minimale 14 069 lekë në muaj.

Shuma që shtohet nga buxheti për 121.200 pensionistë në fshat është 214.3 milion lekë; Shtohen në buxhet 3.2 milion lekë për 2.600 pensione sociale; Shtohen 10.3 milionë lekë për rritjen e shpërblimeve të nënave me leje barrëlindje në fshat; Shtohen 117.7 milionë lekë për rritjen e pensioneve të parakohshme dhe suplementare të ushtarakëve, policisë, ish- punonjësve të minierave, industrisë së naftës dhe metalurgjisë,“-thuhet në njoftim.

SQARIMI I MINISTRISË SË FINANCAVE:

Këshilli i Ministrave miraton indeksimin e pensioneve me 2.3%, efekti financiar 2.1 miliardë lekë. Këshilli i Ministrave miraton indeksimin e pensioneve të pensionistëve dhe kategorive të tjera që trajtohen financiarisht me pensione ose të ardhura që jepen nga sistemi i sigurimeve shoqërore. Kjo masë, megjithëse merret në një situatë të veçantë, është një përpjekje e qeverisë për të mbuluar sa më mirë nevojat ekonomike të kësaj shtrese të popullatës.

Efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi parashikohen në masën 2.1 miliard lekë dhe, bazuar në përllogaritjet e shtesës së indeksit të çmimeve për vitin 2019 ndaj 2018-s, projekti parashikon rikuperimin total të efekteve negative të rritjes së çmimeve të mallrave e shërbimeve të shportës së pensionistëve.

Evidentojmë faktin se, ndërsa ndryshimi i indeksit mesatar të çmimeve për gjithë popullatën është 1,4 %, indeksimi i pensioneve është bazuar në ndryshimin e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të shportës të pensionistëve, ku pesha specifike më e madhe i adresohet zërit ushqime dhe pije jo alkoolike.

Nga zbatimi i këtij vendimi do të përfitojnë mbi 669 500 pensionistë, mbi 12 mijë nëna të cilat janë të vetëpunësuara në sektorin bujqësor e që përfitojnë barrëlindjen dhe 14 mijë përfitues të ardhshëm, duke e çuar në total numrin e përfituesve në 682 800.

Pagesat me shtesat e rritura do të nisin të përfitohen menjëherë që në muajin prill të këtij viti.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave plotëson detyrimet ligjore për indeksimin e pensioneve për shkak të ndryshimit të indeksit të çmimeve dhe është i mbështetur në filozofinë e zbatimit të politikave të rritjes së të ardhurave të shtresave të caktuara të popullsisë, sipas politikave buxhetore të miratuara.

Më poshtë paraqiten detajimet për efektet financiare në buxhetin e shtetit:

Rritjen 2.3% e përfitojnë të gjithë personat që marrin pension invaliditeti, familjar, të parakohshëm dhe ata që kanë punuar në punë të vështira e industri të rënda.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi pensionet plani ekonomik per koronavirusin koronavirusi ne shqiperi pensionet plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll