Ekonomi

Banka Botërore jep skenarin më të keq: 35 milionë persona mund të përballen me varfërinë, COVID-19 po krijon një krizë

31 Mars 2020, 07:28 Nga DOSJA
Banka Botërore jep skenarin më të keq: 35 milionë persona

SHBA- Banka Botërore ka paralajmëruar skenarin më të keq, për krizën ekonomike që ka krijuar në botë COVID-19. Sipas saj, 35 milionë persona mund të përballen me varfërinë dhe nga këta 25 milionë persona do të jenë në Kinë. Vendet më të prekura do të jenë ato në Lindjen e Mesme dhe dhe Paqësor, ku pritet që miliona njerëz të përballen me varfërinë.

Pandemia është duke shkaktuar një tronditje globale të pashembullt, e cila mund të  shtojë varfërinë në të gjithë rajonin,” tha Aaditya Mattoo, krye-ekonomisti i Bankës Botërore për Azinë Lindore dhe Paqësorin.

“Më të prekshmit janë vendet që merren shumë me tregëti, turizëm dhe mallra dhe ato që janë borxh të madh”,  tha ai më tej.

Banka Botërore njofton se rritja ekonomike në këto rajone do të ngadalësohet në 2.1 për qind këtë vit, në krahasim me 5.8 për qind sa ishte më 2019.

Burimi: France 24

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi banka boterore koronavirusi ne bote kriza ekonomike nga covid banka boterore koronavirusi ne bote kriza ekonomike nga covid

Sondazh

Poll