Art&Argëtim

‘Thua se kemi rroga të larta shumë’/ Hygerta Sako revoltohet me masat e koronavirusit: Mirë që na morën lirinë, por ed

1 Prill 2020, 16:44 Nga DOSJA
‘Thua se kemi rroga të larta shumë’/ Hygerta Sako

TIRANË– Moderatorja e njohur e RTSH-së, Hygerta Sako duket se nuk i ka pritur mjaft mirë shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Me anë të një postimi në Facebook, Hygerta është revoltuar ndaj përgjysmimit të rrogave në administratën shtetërore dhe mbylljen e të gjitha klinikave dentare apo edhe anulimin e të gjitha operacioneve.

“Mirë që na morën lirinë, shkojnë përgjysmojë pagat e administratës shtetërore, a thua rrogat e larta shumë këtu tek ne, por shtyhen pa afat operacionet kirurgjikale dhe ndërhyrjet dentare. Po çfarë kujtojnë këta se bëjnë operacione apo shkojnë te dentisti për qejf? Të sëmurët e tjerë të mbajnë radhën. COVID-19 ka rëndësi. Kam ngelur gojë hapur. Lusni Zotin të mos na zerë dhëmballa. S’di çfarë të them më,”-shkruan Sako.

Shqipëria është izoluar për shkak të koronavirusit, ky të gjitha shkollat, lokalet, restorantet janë mbyllur me urdhër nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Puna vijon vetëm për fabrikat që janë esenciale për ekonominë e vendit dhe disa biznese të tjera.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

showbiz showbiz hygerta sako koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 hygerta sako koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Prill 2020, 12:00

NEW YORK– Shanset për të takuar dikë gjatë një pandemie globale janë mjaft të pakta, por kjo vetëm nëse nuk jeni Jeremy Cohen. Fotografi romantik me bazë në New...