Aktualitet

Shqiptarët të mbyllur brenda pa afat! Shtyhet hapja e shkollave e lokaleve, s’lejohen as operacionet shëndetësore (URDHRAT)

Mistrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vendosur sot se do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë covid-19 të gjitha institucionet dhe aktivitetet e pezulluara.
Featured image of article: Shqiptarët të mbyllur brenda pa afat! Shtyhet hapja e shkollave e lokaleve, s’lejohen as operacionet shëndetësore (URDHRAT) Foto ilustruse

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shtyrë pa afat të gjitha masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusin në Shqipëri. Ditën e sotme ajo ka firmosur disa vendime për të mbajtur mbyllur pa një afat të caktuar të gjitha institucionet arsimore, lokalet e restorantet dhe të gjitha aktivitetet e tjera publike. 

Mbylljes pa afat nuk i kanë shpëtuar as pezullimi i të gjithë ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në spitalet publike dhe private dhe të gjitha klinikat dentare. Urdhri i sotëm i lëshuar nga Manastirliu hedh poshtë atë të firmosur nga vetë ajo disa javë më parë, ku urdhërohej mbyllja e të gjitha institucioneve dhe aktiviteteve të lartpërmendura deri më 3 prill. 

Fillimisht masat drastike u morën që në shfaqjen e dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, dhe mbyllja e tyre u vendos deri më 23 mars, por me shtimin e rasteve u vendos që afati të shtyhej deri më 3 prill. Por mesa duket kurba e të infektuarve që po rritet dita-ditës ka bërë që ministrja të rishikojë edhe njëherë afatin e vendosur. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat nga zyra e tij në Kryeministri tha se nëse gjendja vijon me këto ritme, masat mund të lirohen pas 10 ditëve.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

  • 17:31

    Manastirliu: Përfitojnë dyfishim të masës së ndihmës ekonomike rreth 64 mijë familje

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije sot se 64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishini i pagesës së ndihmës ekonomike. Ministrja tha se pagesat do vijojnë pa ndërprerje dhe rikomsionet e KEMP do bëhen pasi të kalohet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

    Rreth 64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës së ndihmës ekonomike përgjatë gjithë periudhës së fatkeqësisë natyrore. Edhe për personat me aftësi të kufizuar, pagesat do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe rikomisionimet e personave me aftësi të kufizuara do të zhvillohen pasi të kalohet gjendja e fatkeqësisë natyrore“, u shpreh ministrja.

  • 16:58

    Të gjithë prisnin hapjen e lokaleve, Ministria merr vendimin: Do jenë të mbyllura deri në fund të epidemisë

    Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim sot që të mos lejojë hapjen e bare, restorenteve dhe të gjitha struktrurave të tjera tregtare që oftojnë shëbime për klinetë. Sipas këtij urdhri, fast-food, lokalet e restorantet do vijojnë të mbyllura deri në fund të epidemisë.

    Urdhi për mbylljen e lokaleve

    URDHRI: Për mbylljen e bareve, restoranteve dhe lokaleve, fast-food dhe kufizimin e shërbimeve që ofrohen nga strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

  • 15:39

    Urdhi i ri i Manastirliut: Klinikat dentare do qëndrojnë mbyllur deri në fund të epidemisë, nuk do ketë as operacione

    Ministrja e Shëndetësisisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot disa udhra të rinj, ku bëhet me dije se klinikat dentare do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të epidemisë. Po ashtu nuk do të kryhen as operacione ne spitale publike dhe private, deri në fund të epidemisë.

    URDHËROJ: Në pikën 1, të Urdhrit Nr.165 datë 12.03.2020 “Për mbylljen e kabinave/klinikavedentare”, togëfjalëshi “deri në datën 3.04.2020:, zëvendësohet me togfjalëshin “deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVIOD-19”

    URDHËROJ: Në pikën 1 të Urdhrit Nr. 160, datë 11.03.2020 “Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore pub;ike dhe jo publike”, togfjalëshi “deri në datën 3 prill”, zvendësohet me togfjalëshin “deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19”.

  • 15:56

    URDHRI/ Ministria e Shëndetësisë: Shkollat mbyllur deri kur të përfundojë gjendja e COVID-19

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lëshuar sot një urdhër lidhur me të gjitha institucionet arsimore (përfshirë edhe çerdhet), të cilat do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19. Që në indentifikimin e rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, ministrja Manastirliu vendosi mbylljen e shkollave me dy javë deri më 23 mars, më pas afati u shty deri më 3 prill. Por duke marrë shkas nga situata në vend ministrja ka vendosur për mbylljen e të gjithë institucioneve publike dhe private deri në një kohë të pacaktuar. 

Shto Koment