Ekonomi

Konfindustria Albania letër qeverisë: Administrata tatimore mos të na penalizojë me gjoba për deklarimet e gabuara të tati

30 Mars 2020, 18:34 Nga DOSJA
Konfindustria Albania letër qeverisë: Administrata tatimore mos

TIRANË- Konfindustria Albania, Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri në një deklaratë për situatën e COVID-19 në vend. Në një komunikim me shtyp bëjnë me dije se kërkojnë që të gjithë anëtarët e tyre, të punojnë maksimalisht për të respektuar afatet ligjore per deklarimin e Tatimit mbi Fitimin dhe kryerjen e pagesës, për të cilën mbetet në fuqi data 31 Mars 2020.

Confindustria Albania, kërkon që administrata tatimore të mos ndëshkojë me penalitete/gjoba për deklarata të gabuara, e për pagesa më të vogla se detyrimi për tatim fitimin, deri në masën e një gabimi të lejuar,  të 20% të detyrimit faktik”, shtohet në komunikatë.

LETRA E PLOË

Confindustria Albania- Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri po ndjek me vëmendje e shqetësim përhapjen e pandemisë shkaktuar nga Covid- 19 në Shqipëri dhe dëshiron të shprehë solidaritetin kundrejt të gjithë qytetarëve shqiptarë në këtë moment shumë të vështirë, si dhe të shprehë mbështjetjen e plotë për të gjithë masat e marra nga Qeveria Shqiptare në favor të mbrojtes së jetës së qytetarëve. Në lidhje me masat e marra,  u njohëm edhe me Aktin Normativ Nr. 10 datë 26.3.2020,  i cili në pikën 1.a, flitet për shtyrjen e afatit të deklarimeve të pasqyrave financiare për bizneset me xhiro mbi 14 milion lekë, por nuk parashikohet shtyrje e pagesës për Tatimin mbi Fitimin për vitin 2019.

Në këto kushte, ne si Shoqatë Biznesi, kërkojmë që të gjithë anëtarët tanë, të punojnë maksimalisht për të respektuar afatet ligjore per deklarimin e Tatimit mbi Fitimin dhe kryerjen e pagesës, për të cilën mbetet në fuqi data 31 Mars 2020. Në kushtet e kufizimeve orare te vendosura nga qeveria, për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19, pavarësisht se subjektet do të përpiqen që t’i bëjnë deklarimet dhe pagesat brenda afatit 31 Mars 2020, ne nuk përjashtojmë mundësinë e gabimeve të mundshme.

Confindustria Albania, kërkon që administrata tatimore të mos ndëshkojë me penalitete/gjoba për deklarata të gabuara, e për pagesa më të vogla se detyrimi për tatim fitimin, deri në masën e një gabimi të lejuar,  të 20% të detyrimit faktik. Gjithashtu, sinjalizojmë që nga kontaktet e përditshme me anëtarët tanë, rezulton që subjektet po hasin vështirësi dhe vonesa për të marrë vërtetime nga zyrat e Tatimeve dhe nga Bashkitë, dokumente që nevojiten per pjesëmarrjen në prokurimet publike. 

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi konfindustria albania masat kunder covid 19 konfindustria albania masat kunder covid 19

Sondazh

Poll