Aktualitet

ME VIDEO/ Shkumë, larje masive dhe rreze UV, si bëhet dezinfektimi në të gjithë botën, krahasimi me Shqipërinë

31 Mars 2020, 13:29 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Shkumë, larje masive dhe rreze UV, si bëhet dezinfektimi

TIRANË– Videoja që po shikoni tregon masat e forta që ka ndë ndërmarrë shumë vende në botë për të dezinfektuar rrugët e qyteteve të tyre, tashmë që Covid-19 i ka gjunjëzuar të gjithë. Siç e shikoni, Turqia ka nisur dhe ka larë me shkumë e furçë të gjitha rrugët, Iraku, Venezuela, India, Ghana, etj kanë nisur dezinfektimin me pompë masive që tymos të gjithë zonën dhe njerëzit.

Ndërsa në Itali, praktikohet edhe dezinfektimi me rreze UV.

Në Shqipëri siç edhe është raportuar nga të gjitha mediat ka pasur dezinfektime me pompë dhe spërkatje. Pamjet që shikoni tregojnë mjaft mirë diferencën e mënyrës së dezinfektimit që bëhet në vendin tonë dhe në shtetet e tjera.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dezinfektimi ne bote dezinfektimi ne shqiperi dezinfektimi ne bote dezinfektimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2020, 13:14

TIRANË– Ambasada amerikane në Shqipëri ka bërë një njoftim për të gjithë shtetasit e saj që duan të rikthehen në SHBA, duke i lajmëruar se nesër mund të la...