Art&Argëtim

Eneda Tarifa feston ditëlindjen në karantinë: Do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës, mami më bëri kek si qëmoti

30 Mars 2020, 17:14 Nga DOSJA
Eneda Tarifa feston ditëlindjen në karantinë: Do ta mbaj mend

TIRANË– Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ditën e sotme ka pasur ditëlindjen, por për shkak të koronavirusit është detyruar ta festojë brenda në karantinë. Në një rrëfim për Neës24, ajo u shpreh se urimin dhe dhuratën e parë e ka marrë nga familja e më pas nuk kanë munguar edhe dhuratat e miqve, kolegëve, të afërmëve dhe fansave.

“Për mua është një ditë e bukur në këtë ditë të vështira. Mami në orën 12;00 më bëri një kek me arra dhe me fruta të thata si qëmoti. Sot në mëngjes u zgjova me qindra mesazhe, të afërm, kolegë, fansa. Mbi të gjitha qenë një video nga miqtë, një nga dhuratat më të bukura gjatë viteve të fundit. Lulet mi sollën pikërisht këta miq dhe shokë. E nxorrën nga dheu, theva rregullat dhe shkova tek shkallët, me doreza dhe maskë.“-ka thënë Eneda.

Po ashtu ajo ka treguar edhe se si po i kalon ditët e krantinimit, duke përcjellë edhe një mesazh për të gjithë qytetarët.

“Qoftë një kujtim i largët edhe kaloftë sa më shpejt për të gjithë ne, se nuk është vetëm e jona por e gjithë botës. E kalofshim sa më bukur. Përditshmëria është e thjeshtë, çohemi vonë. Nuk çohemi sikur vajza ka shkollë. Hamë mëngjesin, marrim detyrat online. Vajzën e kam në klasë të parë. Bëjmë ndonjë lojë, pimë kafe me prindërit, mundohemi ta mbushim ditën. Për mua është një periudhë e mirë pasi kam plotësuar gjumin e gjithë jetës, duke qenë se kam një punë të vështirë, jam ushqyer mirë, kujdeset mami për mua. Familjen e kam shumë mirë dhe çdo gjë po shkon shumë qetë dhe shumë mirë. Duhet të pëërshtatemi me atë çfarë na sjell jeta”– ka thënë Eneda.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz eneda tarifa koronavirusi ne shqiperi eneda tarifa koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll