Art&Argëtim

‘Gati e kam, tërhiqeee! Kujdes se të mallkon Vali”, shqiptarët krijojnë në karantinë, si arritën të mos derdhet kafj

30 Mars 2020, 13:44 Nga DOSJA
‘Gati e kam, tërhiqeee! Kujdes se të mallkon Vali”,

TIRANË- Mbyllja e çdo kafeneje në qytet ka ndarë të gjithë lokal-dashësit nga produkti i tyre më i dashur. Lidhja e shqiptarëve me kafenë është më e fortë edhe se pasioni për sportin, politikën apo modën. Por në këto ditë, kur kafja turke konsumohet bashkë me ujin, 5 vakte në ditë, një filxhan ekspres është luks. Se themi për shaka!

Ja për shembull, jo më larg se dy ditë më parë, në një nga lagjet e Tiranës është xhiruar kjo video që po bën xhiron e rrjetit. Të varur në një nga telat e rrobave, (varëse ku thahen rrobat), fqinjët iu dërgojnë dy filxhanë kartoni me kafe komshinjve të tyre që jetonin një kat më poshtë tyre në pallatin përballë.

“Gati e kam, tërhiqe, mos dale! Kujdes se mos të mallkon Vali (e zonja e shtëpisë), po ti bëjmë rrobat pis”, dëgjohen të rinjtë në video.

‘Art’ më vete metoda e zgjedhur prej tyre, por kanë mjaftuar dy filxhanë kartoni Vergnano për të krijuar lidhjen me miqtë e tyre. Për më shumë ndiqni pamjet:

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale koronavirusi ne shqiperi shqiptaret ne karantine vergnano koronavirusi ne shqiperi shqiptaret ne karantine vergnano

Sondazh

Poll