Art&Argëtim

“Nostradamusi i sëmundjes”, grupi i hakerëve “Anonymous” mesazh për Bill Gates

30 Mars 2020, 10:25 Nga DOSJA
“Nostradamusi i sëmundjes”, grupi i hakerëve

Në kohën kur njerëzimi është në luftë me Covid-19, janë të pafundme teoritë konspirative në rrjet nëse virusi u krijua nga një dorë e errët, apo bëhet fjalë thjesht për një mutacion.

Një prej teorive është edhe ajo se themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, qëndron pas koronavirusit për shkaktë një videoje të disa viteve më parë, ku ai shfaqej duke folur në Tedx për një virus që do të hapej në masë tek njerëzit.

Kështu, grupi i hakerave  “Anonymous” akuzon Gates se është duke vjedhur të dhënat e qytetarëve në të gjithë botën, e kryesisht në Kinë për t’ju shërbyer qeverive.

“Në mes të një pandemie historike, pjesa më e madhe e botës i ka kthyer sytë nga ju për të gjetur zgjidhje dhe duket se nuk është e gabuar, sepse ju e keni pozicionuar veten si Nostradamusi i sëmundjes. Ju keni bërë një punë të pabesueshme në ndërtimin e imazhit tuaj nga një drejtor i Përgjithshëm i pamëshirshëm dhe i prerë, në një filantrop dashamirës dhe shpëtimtarin e botës”, thuhet në hyrje të videos që u publikua të dielën në rrjetin social Facebook.

Ata e kritikojnë Gates se po iu jep autoriteteve të dhënat private të qytetarëve për të parë se kush është i prekur nga COVID-19, duke kryer një shkelje që ata e quajnë të drejtë themelore njerëzore. Grupi hedh gjithashtu dyshime për përfshirjen e Microsoft në biznesin farmaceutik.

Për më shumë ndiqni videon:

Anonymous Message To Bill Gates

Anonymous Message To Bill Gates, The “Nostradamus Of Disease”

Gepostet von Anonymous am Sonntag, 29. März 2020

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim anonymous bill gates koronavirusi ne bote anonymous bill gates koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll