Art&Argëtim

Kurban dhe byrek me lekë/ Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin

22 Mars 2019, 10:02 Nga DOSJA
Kurban dhe byrek me lekë/ Besimtarët bektashinj festojnë sot

SHQIPËRI– Sot besimtarët bektashinj festojnë festën e Nevruzit, që do të thotë “ditë e re”. Ky është emri i vitit të ri iranian, i njohur edhe si Viti i Ri pers.

Në Shqipëri, dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, e cila u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Për festën e Sulltan Nevruzit, besimtarët gostiten me ëmbëlsira të shumëllojshme, për të treguar dashurinë që kanë për njëri-tjetrin dhe bujarinë e tyre. Ata duhet të ndihmojnë të varfrit dhe personat që janë në vështirësi duke iu falur ushqime ose të ardhura.

Për Sulltan Nevruz bektashinjtë gatuajnë byrek me 12 lloje të ndryshme barishtesh. Pasi është pjekur byreku ndahet në pjesë dhe i jepet secilit prej anëtarëve të familjes. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij konsiderohet njeri me fat dhe se do të ketë një vit të mbarë dhe të begatë. Gjithashtu për Sulltan Nevruz besimtarët duhet të therin kurban. Ndërsa ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është sultiashi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Mars 2019, 16:57

21 Marsi, Dita Botërore e Poezisë

UNESCO e ka ndërmarrë këtë hap për t’i dhënë gjallëri, vlerësim dhe shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.Dita e Poezisë dëshmohe...