Art&Argëtim

Shkencëtarët kanë zbuluar se si të parashikojnë shanset për mbijetesë për rastet me kancer në pankreas

21 Mars 2019, 19:27 Nga DOSJA
Shkencëtarët kanë zbuluar se si të parashikojnë shanset

Shkencëtarët kanë zbuluar se si raporti i dy enzimave mund të parashikojë shanset e mbijetesës së kancerit të pankreasit.

Nivelet e larta të enzimës PHLPP1 dhe nivelet e ulëta të enzimës PKC në tumoret e pankreasit ishin të lidhura me një prognozë të dobët, sipas rezultateve të një studimi të ri të gjetur. Por e kundërta kishte norma më të mira mbijetese.

Ekipi, nga Universiteti i Kalifornisë, Shkolla e Mjekësisë në San Diego thonë se gjetjet mund të çojnë në përdorimin e niveleve të enzimeve për të parashikuar prognozën e kancerit të pankreasit.

Ata shpresojnë se kjo mund të çojë në zhvillimin e barnave që nxisin aktivitetin e enzimës që frenon tumoret dhe siguron një trajtim potencial për vuajtwsit e sëmundjes.

Kanceri pankreatik shkaktohet nga rritja jonormale dhe e pakontrolluar e qelizave në pankreas, një gjëndër e madhe në sistemin e tretjes.

Kjo zakonisht nuk tregon simptoma në fazat e hershme. Të sëmurët kanë tendencë të zhvillojnë shenja, të tilla si dhimbje shpine dhe verdhëz, kur ajo është përhapur në organe të tjera.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, rreth 56,000 do të diagnostikohen në SHBA në 2019, dhe rreth 45,000 do të vdesin prej saj.

Më pak se shtatë për qind e pacientëve mbijetojnë rreth pesë vjet, që do të thotë se kanceri i pankreasit ka një nga normat më të këqija të mbijetesës të të gjitha kancereve të zakonshëm.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim enzima tumor pankreasi enzima tumor pankreasi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Mars 2019, 16:57

21 Marsi, Dita Botërore e Poezisë

UNESCO e ka ndërmarrë këtë hap për t’i dhënë gjallëri, vlerësim dhe shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.Dita e Poezisë dëshmohe...