Aktualitet

Koronavirusi mbledh online Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, shqyrtohen tre akte normative

30 Mars 2020, 11:36 Nga DOSJA
Koronavirusi mbledh online Komisionin për Punën, Çështjet

TIRANË– Situata e krijuar nga koronavirusi ka bërë që komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të mblidhet online nën drejtimin e kryetarit Enver Roshi. Komisioni u mblodh nëpërmjet platformës ëebex dhe shyrtoi 3 Akte Normative të Këshillit të Ministrave. Të treja aktet kanë të bëjnë me masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj.Mira Rakacolli, si dhe drejtoresha Antoneta Njehrrena.

Aktet që u shqyrtuan

1)Akti normativ nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016, ‘Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’”, qëllimi i të cilit është të përfshijë në masat e veçanta, që ndërmerren për parandalimin e sëmundjeve infektive, edhe vetëkarantinimin, si një masë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit publik, krahas masave që, aktualisht, janë parashikuar në legjislacionin në fuqi, sikurse janë masat e izolimit dhe të karantinës.

2) Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” , qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe forcimi i zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

3) Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, qëllimi i të cilit është sigurimi pa ndërprerje, në të gjitha strukturat spitalore të furnizimit me barna dhe pajisje mjekësore dhe shërbimeve shëndetësore gjatë periudhës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, si dhe forcimi i masave për të siguruar zbatimin e rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aktet normative ne komisionin e shendetesise mblidhet komisioni per punen vceshtjet sociale dhe shendetesine aktet normative ne komisionin e shendetesise mblidhet komisioni per punen vceshtjet sociale dhe shendetesine

Sondazh

Poll