Aktualitet

‘Kam dy ditë që pi ujë me sheqer’, e moshuara në Vlorë shkrehet në lot: Jam vetëm, s’më zinte gjumi nga uria, do i

30 Mars 2020, 11:35 Nga DOSJA
‘Kam dy ditë që pi ujë me sheqer’, e moshuara në

VLORE-“Kam dy ditë që pi ujë me sheqer”. Kështu është shprehur mes lotësh kjo e moshuar në Vlorë, e cila jeton e  vetme. Ajo shprehet se ka dy ditë pa ngrënë dhe askush nuk është interesuar për të. E moshuara shprehet ka kontaktuar me Bashkinë Vlorë sipas udhëzimit të qeverisë, por askush nuk i ka shkuar për ndihmë.

“Jam 84 vjeçe jam pa njeri fare në shtëpi. Po pi ujë me sheqer. Dhe do dal le të më marrë dhe të më fusë në bug policia se unë po rri pa ngrënë. I dërgova sekretares së Dritan Lelit dhe nuk e vuri ujin në zjarr dy ditë pa bukë, ujë me sheqer piva mbrëmë. Nuk më zinte gjumi. Sikur një dorë makarona të kisha të bëja supë. Unë nuk mund të kërkoj në lagje tani. . Ose të më japin pensionin dhe të iki. Rama tha bëjeni në facebook, te Shqipëria që e duam shumë pikë al. Po ku di unë të shkruaj atë?! Unë do të ikja pa u ngopur në gropë! Nuk po më zë as koronavirusi, se unë kam dalë!”-thotë e moshuara. 

Pensionistëve iu është ndaluar dalja nga shtëpia si një nga kategoritë më të rrezikuara nga koronavirusi. Qeveria iu ka kërkuar pensionistëve që të qëndrojnë në shtëpi derisa të vijë një punonjës nga shteti që do të asistojë me ushqime dhe ilaçe, por nga ana tjetër Bashkia Tiranë dhe ajo Lezhë kanë kërkuar publikisht vullnetarë për të përballuar numrin e lart të pensionistëve që jetojnë vetëm, (81 mijë në rang vendi).

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne vlore pensionistet ne shtepi shqiperia ne izolim koronavirusi ne vlore pensionistet ne shtepi shqiperia ne izolim

Sondazh

Poll