Editorial

Kaosi që do të krijohet prapë në rrugët e vendit

29 Mars 2020, 14:46 Nga DOSJA
Kaosi që do të krijohet prapë në rrugët e vendit

TIRANË– Masat shtrënguese u njoftuan përmes Facebook-ut të kryeministrit dhe menjëherë hynë në fuqi. Panorama e fundjavës së shkuar por edhe e kësaj që sapo kaluam, treguan sesi njerëzit u dyndën nëpër tregje njëri me tjetrin për të gjetur ushqime. Problemi që ende nuk është përtypur nga Task-Forca dhe qeveria është se radhët nuk krijohen me skadimin e orarit zyrtar, por brenda orarit të lejuar. Është kjo një nga pikat që ha më shumë debat dhe ende nuk po i jepet zgjidhje. E për t’i shtuar më shumë keqkuptime situatës ku jemi, nga nesër dalja nga shtëpia do të jetë përmes autorizimit me mesazh dhe e-mail. Akoma kjo metodë nuk është testuar në Shqipëri… por nesër është ligj dhe hyn direkt në zbatim. Shifrat e deritanishme të ecurisë së të infektuarve janë shpresëplotë se vendi ynë nuk do të goditet si fqinjët, por drama dhe mungesa e organizimit nga Jugu në Veri kanë shkaktuar më shumë panik sesa Covid-19. Qeveria ka ndaluar lëvizjen kategorikisht të pensionistëve, por nga ana tjetër akoma nuk e ka zgjidhur problemin e tyre. Dhe një ditë pas njoftimit në Facebook|duhet theksuar se jemi i vetmi popull që futet në shtëpi i panikosur nga një njoftim që del në faqen e kryeministrit, e jo një shpallje zyrtare|, bashkitë kërkojnë vullnetarë për t’ju shërbyer të moshuarve me nevojat bazike.
Por a do të mundin vallë në këto kushte të kufizimit të lëvizjes dhe frikës për t’u infektuar të gjejmë rreth 100 mijë vullnetarë? Nga njëra anë qytetarëve iu apelohet të qëndrojnë brenda… nga ana tjetër iu bëhet thirrje që të dalin vullnetarë? Kë të besojmë?

Ndërkohë që zgjidhjet mund të ishin edhe më pak të dhimbshme. E para, një koordinim i administratorëve të pallateve që njohin çdo banor, me organet e qeverisjes vendore. Është koha që administratorët e pallateve të marrin përsipër një përgjegjësi reale, (përveçse të shërbyerit si militantë partiakë për të njohur votuesit potencialë).

Së dyti, lejimi i të moshuarve për t’i bërë vetë pazaret e tyre në një orar të ndarë nga pjesa tjetër e popullsisë. Të kuptohemi, pensionistët janë të moshuar por jo invalidë. Ata mund të dalin shumë herë më kollaj vetë që në orët e para të mëngjesit, nga ora 05:00 deri në 09:00 duke marrë vetë nga frutat tek ilaçet që iu duhen, duke mos iu kufizuar përveç lirisë edhe të drejtën për të konsumuar ato që duan. Nga ora 09:00 deri më 13:00 pjesa tjetër e grupmoshave mund të vazhdojnë lirshëm aktivitetin e tyre të blerjeve pa kaos e pa frikë.

E treta, blerjet online. Në këto kushte, autoritetet do të duhet t’i caktonin supermarketeve rregulla më të forta për tregtinë online. 24 orë duhen për të ndërtuar një website, dhe më pak se 48, për të hedhur kataloget për çdo produkt në faqe. Fituesit më të mëdhenj të kësaj situate janë pronarët e supermarketeve, e kësisoj ata duhet të çojnë produktet tek blerësit, njësoj si « delivery ». Shteti duhet t’ju kërkojë atyre që të jenë aktivë në disa kanale, përveç vajtjes fizikisht në dyqan. E gjithë bota që sot kryeministri thotë se po përjeton të njëjtën luftë si ne, nuk qëndron në radhë anë tregjeve e nëpër markete, sepse teknologjinë e kanë përqafuar si aleat. Mirë do të ishte ta shihnim njësoj edhe ne në Shqipëri, para se e shtuna të na gjejë me tështimën e dikujt mbi xhaketë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Editorial 26 Mars 2020, 18:40

Rexhep Qosja: Komplot parlamentar, ndaj Albin Kurtit

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit! E rrëzuan Qeverinë e shpresës! E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që &cc...

Editorial 20 Mars 2020, 17:19

Epidemia, ekonomia dhe plani i qeverisë

TIRANË– Kush kerkon shpetim biznesesh, apo pagesen e qerave te biznesit me fondet e buxhetit duhet te kete te qarte dicka. Kjo nuk eshte kohe per te shpetu...

Editorial 16 Mars 2020, 20:04

Jeta e njerëzve apo fitimet e koncesioneve

TIRANË– Koncesioni i Chek Up-it duhet te riadresuar urgjentisht per te perballuar epidemine e virusit. Buxheti i ka paguar koncesionarit 8 milione eu...