Editorial

SHËNIM: Virusi që na ktheu barazinë, të bëjmë vendin tonë ose do të ngelemi pa atdhe!

20 Mars 2020, 17:56 Nga DOSJA
SHËNIM: Virusi që na ktheu barazinë, të bëjmë

Është e pamundur të gjesh një zgjidhje jashtë sistemit shëndetësor që kemi. Deri në 2 mars kishte shumë që nuk donin t  ja dinin për cilësinë ë sistemit shëndetësor. Kryesisht ata me të ardhura të mira, që për çdo problem shkonin jashtë. Në Greqi, Itali, Austri, Gjermani, Angli janë mijëra shqiptarë të mesëm dhe të pasur të regjistruar në klinika dhe spitale. Mjaftonte një shqetësim dhe merrnin makinën ose avionin për ta zgjidhur andej, ndërsa sistemi shëndetësor në vend degradonte.

Nga 2 marsi është ndryshe. Kufijtë janë mbyllur, vendet duhet të bëjnë llogaritë me veten, askush nuk është i gatshëm të ofrojë qoftë edhe një shtrat në spital. Ata që prej vitesh kanë qenë klientë të rregullt të klinikave të shtrenjta, tani mund ta ndiejnë veten të tradhëtuar, të kapur në çarkun e koronavirusit, të detyruar të shërbehen nga sistemi shëndetësor që kanë refuzuar.

Prej 18 ditësh të gjithë janë të barabartë, të detyruar të ndajmë këto që kemi, shtretër të mirë dhe të këqinj, me shumë të këqinj, kushte të durueshme dhe të padurueshme, më shumë të padurueshme. Virusi me kurorë, ua hoqi kurorën të gjithëve dhe i shtriu në të njëjtin pavion, të shohin të vërtetën që disa e kanë refuzuar, të tjerët janë detyruar ta pranojnë.

Nuk është barazi e plotë, pa dyshim. Të privilegjuarit do të kenë mundësinë të shërbehen më mirë, në ato pak shtretër që vlejnë, me ato pak aparatura që funksionojnë më mirë, nga ata pak mjekë që bëjnë diferencën. Ata mund ta gjejnë mënyrën për t’u diferencuar, por përsëri do të marrin maksimumin e këtij sistemi, do të jenë pacientët e këtij sistemi dhe do të vuajnë pasojat njësoj.

Të shtrirë në tapet, tani duhet të mendojmë të gjithë nëse është zgjidhje lënia në degradim e sistemit shëndetësor vendas, meqë dikush ka mundësi të shkojë jashtë, apo në spitalet e shtrenjta private me mjekë të huaj që sot janë në vendet e tyre dhe nuk vijnë dot për të ndihmuar. Nëse duheshin lënë të iknin mijëra mjekë dhe infermierë të pakënaqur me kushtet, nëse duhet shtuar fondi për shëndetësinë, nëse duhet të shpërndahen ato para tek një grup klientësh të preferuar që japin një shërbim të përkohshëm dhe në fund lënë asgjënë. Sot është momenti që të gjithë, të shkurorëzuar nga korona, të kuptojmë që fatin e kemi të përbashkët, nuk mund t’i shmangemi përjetësisht, që vendin e kemi të përbashkët, nuk mund të ikim pambarimisht. Nëse nuk bëjmë vendin tonë, në kohën e shkurorëzimit do të mbetemi pa spitale dhe ndoshta pa atdhe.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial koronavirusi ne shqiperi sistemi shendetesor ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi sistemi shendetesor ne shqiperi

Sondazh

Poll

Editorial 20 Mars 2020, 17:19

Epidemia, ekonomia dhe plani i qeverisë

TIRANË– Kush kerkon shpetim biznesesh, apo pagesen e qerave te biznesit me fondet e buxhetit duhet te kete te qarte dicka. Kjo nuk eshte kohe per te shpetu...

Editorial 16 Mars 2020, 20:04

Jeta e njerëzve apo fitimet e koncesioneve

TIRANË– Koncesioni i Chek Up-it duhet te riadresuar urgjentisht per te perballuar epidemine e virusit. Buxheti i ka paguar koncesionarit 8 milione eu...

Editorial 16 Mars 2020, 11:43

ANALIZA: Fati i Europës është vulosur tashmë

Gjithçka që mund të zbulojmë për koronavirusin ka po aq rëndësi sa gjithçka që mund të zbulojmë për fatkeqësitë natyrore. Tani është kuptuar gjerë...