Editorial

SHËNIM: Karantinë me orare? Tirana kthehet në “mizë lisi” në fashat e lejuara, radhë në supermarkete, farmaci e bizne

19 Mars 2020, 18:51 Nga DOSJA
SHËNIM: Karantinë me orare? Tirana kthehet në “mizë

TIRANË– Vendosja e orareve fikse për të lejuar lëvizjen në luftën kundër përhapjes së COVID-19 provuan sot një lëvizjen minimale përgjatë ditës por të njëjtën gjë nuk mund ta themi për fashat.

Nga një vëzhgim që Dosja.al ka bërë sot përgjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, ka rezultuar se nga ora 08:00-10:00, janë krijuar radhë qytetarësh dhe grumbullime, në supermarkete, furra buke, farmaci apo tregjet e fruta-perimeve.

Nguti për t’i shpëtuar gjobës ka detyruar qytetarët të vrapojnë duke rrezikuar infektimin. Më e rëndë ishte situata pasdite, kur gjatë orës 16:00-18:00 që përkon edhe me orarin e lejuar për makinat, kryeqyteti i përngjau një dite normale.

A është kjo metoda që duhet të vijojë? Përse duhet të qëndrojnë qytetarët të izoluar natë dhe ditë, kur 6 orët e lejuara të lëvizjes, kanë më shumë këmbësorë dhe makina sesa do të duhej për të evituar COVID-19.

Në rast se qeveria ka vendosur një karantinë totale të Tiranës, qyteti më i prekur deri më tani me 45 të infektuar, atëherë sakrifica e mijëra qytetarëve zhbëhet dhe rreziku është edhe më prezentë. A do të duhej një sqarim shtesë nga institucionet për këto fasha lëvizjeje?

Një zgjidhje do të ishte edhe shembulli francez, ku kërkohet autorizim edhe për të dalë nga shtëpia. Njerëzve po iu kërkohet të plotësojnë një formular ku të justifikojnë arsyet përse duan të dalin jashtë banesës, qoftë edhe për një shëtitje të shkurtër në këmbë apo edhe për pazar.

Të tjerë shembuj vijnë nga vende të tjera, teksa pyetja që shtrohet në rrjete sociale, është se kush na garanton se edhe këto masa do të zbatohen?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Editorial 16 Mars 2020, 20:04

Jeta e njerëzve apo fitimet e koncesioneve

TIRANË– Koncesioni i Chek Up-it duhet te riadresuar urgjentisht per te perballuar epidemine e virusit. Buxheti i ka paguar koncesionarit 8 milione eu...

Editorial 16 Mars 2020, 11:43

ANALIZA: Fati i Europës është vulosur tashmë

Gjithçka që mund të zbulojmë për koronavirusin ka po aq rëndësi sa gjithçka që mund të zbulojmë për fatkeqësitë natyrore. Tani është kuptuar gjerë...