Politike

“Mos i përzgjidhni por kthejini të gjithë”, shqiptarë lumë ankesash tek Cakaj: S’na përgjigjen ambasadat, jemi bllok

29 Mars 2020, 13:42 Nga DOSJA
“Mos i përzgjidhni por kthejini të gjithë”,

TIRANË– Shumë shqiptarë, që nuk kanë qenë në listën e atyre që do të riatdhesohen në vendin e tyre, pasi kanë mbetur të bllokuar pas mbylljes së kufijve për shkak të Covid-19, janë ankuar për neglizhencën e ambasadave. Në një postim të ministrit Gent Cakaj, shumë shqiptarë shkruajnë se nuk u është përgjigjur askush nga ambasadat dhe se edhe ata duan të kthehen në vendin tyre. Një tjetër shkruan se nuk është mirë që të përzgjidhen shqiptarët, por që duhet të merren të gjithë ata që kanë mbetur të bllokuar dhe të riatdhesohen.

“Zoti ministër merrni të gjith ato qe duan te vine ne vendin e tyre jo tuj zgjell se te gjith jan shqiptar dhe kan te drejt te kthehen ne vendin e tyre çfarë ambasadash jan qe s’te hap kush telefonin kam vellain ne itali ka nje jave qe i bin numrit te amabasades dhe nuk pergjigjet kush ju lutem beni dicka se jemi njerez dhe ne si ju,”- shkruan dikush.

“Përshëndetje. Nëse listat janë plotësuar, atëherë perse nuk na lajmëroj dikush nga ambasada në që kemi lënë të dhënat tona para shumë ditësh, se ju të merrnit këtë vendim? Në mundë edhe të vinë vetë me makinat tona, por nuk kemi asnjë përgjigje nga numrat e vënë në dispozicion,“- shkruan dhe një tjetër.

Mes komenteve ka nga ata që i kërkojnë ministrit që edhe ai vetë të respektojë masat dhe të ruajë distancën.

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar së fundmi se do të riatdhesohen vetëm një numër i kufiziuar personazh, të cilët sipas tij kanë ngelur rrugëve pas mbylles së kufijve. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shprehet se do të riatdhesohen, bashkëqytetarët që nuk paguanin dot më hotelet dhe një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit.  Ai theksoi se tashmë listat janë mbyllur dhe se nuk ka më vende nëpër avionë. Rama u shpreh se policia do të publikojë listën me emrat e të gjithë shqiparëve të kthyer dhe ata do të qëndrojnë në karantiminë për 14 ditë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj koronavirusi ne shqiperi operacioni i riatdhesimit gent cakaj koronavirusi ne shqiperi operacioni i riatdhesimit

Sondazh

Poll

Politike 29 Mars 2020, 12:28

Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar se bluzat e bardha në Shqipëri po preken nga COVID-19, pasi ata nuk janë të pajisura me ...